E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armatimi i padukshëm mund të bëhen realitet

Kompania britanike BAE Systems, e cila merret me prodhimin e armëve, bën të ditur se së shpejti do të bëhen realitet tanket, aeroplanët, madje edhe ushtarët e padukshëm.

“E gjitha kjo do të ndodhë në një fushëbetejë”, pohon kjo kompani.

Tanket dhe aeroplanët e padukshëm të cilët do të mund të fillojnë të prodhohen së shpejti, do të jenë të bazuara në sistemin e ashtuquajtur “eCamouflage”.

Në fakt, bëhet fjalë për teknologjinë speciale e cila shfrytëzon ngjyrën elektronike dhe sensorë të sofistikuar elektronik të kapur për mjetin, në mënyrë që pamjet nga mjedisi të projektohen në tank.

Kështu armatimi maskohet, e vrojtuesi nuk e sheh tankun, por vetëm atë që shihet në prapavijën e tij.

Kompania BAE Systems punon në bashkëpunim me kompaninë anonime suedeze, e cila shfrytëzon teknologjinë e njëjtë siç janë ekranet e lexuesve të librave elektronike me e-ink (ngjyrë elektronike).

Mike Sueney, zëdhënës i kompanisë BAE Systems, ka thënë se para së gjithash do të fillojnë të prodhohen tanket e padukshme, e më pas aeroplanët dhe pajisjet tjera ushtarake.

“Ndryshe, duke përdorë teknologjinë e ngjashme, edhe shumë kompani tjera po orvaten të prodhojnë armë të padukshme”, shton ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›