E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gattuso sheh dyfish, por nuk dorëzohet

Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso është zotuar se nuk do të pensionohet, pavarësisht se ende vuan nga të parit e dyfishtë.

Ish reprezentuesi italian, 33 vjeç, nuk ka luajtur ende prej xhiros së parë të sezonit pasi u bë e ditur se vuan nga paraliza në nervin e shtatë në syrin e majtë.

“Ishte një kohë kur mendoja për më të keqen, por tani dua të kthehem të luaj futboll”, tha Gattuso gjatë një konference për shtyp të hënën.

“Nevojitet më tepër se kjo për të më mposhtur. Gjëja më e rëndësishme është të mos dorëzohem. Mund të stërvitem, por nuk mund të luaj sepse i shoh gjërat dyfish”, shtoi ai. Gattuson e pret një periudhë e gjatë jashtë fushës.

“Pas 50 ditëve mungese, duhet të pres edhe katër muaj të tjerë për t’u operuar dhe sqaruar gjithçka. Rreth 25 ditë më parë ishte rreziku se mund të detyrohem të pensionohem.

Gjëja e parë që më tha nënkryetari Adriano Galliani ishte të mos brengosem sepse klubi mund të më shfrytëzojë në mënyra tjera”, u shpreh ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›