Luis Enrique synon Championsin

Luis Enrique nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme eksperiencën me Romën. Përkundër faktit që ekipi italian bëri disa përforcime, nuk e shfaqi atë që pritej.
Megjithatë, trajneri spanjoll beson se Giallorossi do të luajnë në Evropë, përkatësisht në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
“Objektiv yni ishte që t’i fitojmë 12 ndeshjet që kanë mbetur. I kemi fituar dy të rëndësishme, tash mbesin edhe 10 të tjera”, tha ish futbollisti spanjoll pas fitoreve ndaj Palermos e Genoas. Aktualisht, Roma gjendet në pozitën e gjashtë me 44 pikë, 4 më pak se Lazio, e cila është e treta.