Plehrat dhe plehu!

Sipas kryeministrit, ligji në fjalë i imponon qeverisë të përjashtojë me vendim të Parlamentit të gjitha plehrat toksike.
“Këta që i kanë varë shpresat tek partia e plehut nuk do të mund të vijnë në pushtet për 20 vjet. Ky Parlament dhe kjo qeveri ka vendosur që të hyjnë në Shqipëri vetëm 50 mbetje, dhe asnjëra prej tyre nuk është toksike. Po pse ky ligj? Sepse ky Parlament ka ratifikuar një marrëveshje, ndërkohë që opozita i frynte trumbetave. Kjo marrëveshje për mjedisin dhe afrimin e legjislacionit, i imponon Shqipërisë të lejojë qarkullimin e lirë të plehrave jo toksike. Ju duhet ta dini se Shqipëria eksporton 96 mijë e 900 ton, pra mbetje të saj eksporton në vendet e Bashkimit Evropian”, theksoi Berisha.
Sipas tij, opozita ka dhunti të mashtrojë lehtë, pasi në kohën e saj janë lejuar të importon qindra lloje plehrash. “Kryetari i tyre duke parë se e ka të pamundur të fitojë ngaqë kalon të kalojë nga disfata në disfatë. Ai u tha shqiptarëve mos u regjistroni se ky regjistrim është model antishqiptar. Shqiptarët iu thanë atyre hyni në partinë e plehut. I njoh ca që me OJQ për integrimin janë bërë shumë të pasur. Mendoni ju se do i gënjeni shqiptarët? Trenin e Evropës nuk do të mund ta ndalë më kush në këtë vend. Cila ka pasur interesa, ajo që lejonte 320 mbetje dhe ky ligj që lejon vetëm 50?!”, shtoi kryeministri.
Ai iu drejtua më tej opozitarëve që të krijojnë parti sa të duan, por me to nuk do të vijnë në pushtet. “Që kurse u thoni shqiptarëve se do të krijoni 300 mijë vende pune në vit, mendoni se shqiptarët janë hunj të kuq! Jo more, shqiptarët ju japin ujë në bërryl. Kryetari juaj hyn në shtrat Edi Rama, zgjohet Angela Merkel dhe Nikola Sarkozi. Nëse i duket vetja Barak Obama dhe fjalimet që ja kopjon David Milibandit, kjo nuk është alternativa. Keni bërë një zgjedhje duke bllokuar integrimin dhe 13-ta po vjen dhe ju garantoj se do të dilni 300 mijë vota minus”, tha gjithashtu.
Ruçi: Historia do të na dënojë
Pas kryeministrit, fjalën e mori kreu i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi, i cili theksoi se alternativa e opozitës është ajo e ndalimit të plotë të mbetjeve në vendin tonë. “Ligji nuk zgjidh problemin shqiptar për menaxhimin e plehrave. Ne nuk lejojmë importin e plehrave në Shqipëri. Janë dy alternativa: e jotja që e lejon dhe e jona që nuk e lejon. Aleanca jonë sot është me probleme dhe ja ku po ta them se ligji i parë nëse ti e miraton sot është ligji i plehrave që bashkë me qeverinë tënde të zhduket nga Shqipëria. Alternativa jonë është që të mos lejohet asnjë import plehrash. Ja ku jemi të realizojmë një referendum popullor”, theksoi Ruçi.
Sipas tij, 12 vende më të zhvilluara të Bashkimit Evropian nuk e lejojnë importin e plehrave. “Këto vende me marrëveshje, kanë arritur që të mos lejojnë eksportin e plehrave në vendet e lindjes, pasi mafia e tyre nuk janë në gjendje të bëjnë riciklimin e plehrave. Mos u përgjëro në emër të Bashkimit Evropian. Historia do të na ndëshkojë të gjithëve edhe si forca politike dhe si individë”, shtoi ai.
Marksi dhe “marksistët”
Ruçi foli më tej edhe programin e shpallur nga Partia Socialiste për taksimin e të pasurve. “Kjo taksa që ka në alternativë Partia Socialiste, qenka marksiste. Taksa progresive është ajo që ndan preras dy alternativa. Dhe ti jo që nuk e di por të djeg ajo që miratoi pardje Partia Socialiste. Ti e di mirë që në mes të Amerikës është lufta për taksën progresive. Ti e di mirë që në shtetin më të fuqishëm të Evropës, megjithëse kancelare e djathtë gjeti mirëkuptimin për taksën progresive. Kanë pasigurinë e jetesës, ndotjen e ajrit, fukarallëkun. Është turp që në këtë situatë, të ketë çmime më të larta se në Gjermani, kur paga e një gjermani është 4 deri në 5 herë më e madhe se ajo shqiptare”, nënvizoi ai.
Pas kësaj, u kundërpërgjigj kryeministri Berisha, i cili theksoi se alternativa e opozitës është e ndërtuar mbi të pavërteta dhe kështjella rëre. “Sistemi marksist i taksave është faktuar si sistemi më katastrofal. Nëse unë thashë që Marksi nuk do të ecë në rrugët e Shqipërisë, nuk thashë se nuk do të ecë Edi Rama. Taksa progresive është e Marksit dhe nuk është shpikje e Edi Ramës. Ju po ju zë një virus i tmerrshëm i Blushit. Pyeteni atë ç’e detyron atë. A e keni lexuar “Plakun dhe Detin”? Pushteti për ju si peshku i plakut”, përfundoi ai.
Rama: Ligji tradhti kombëtare
Tiranë – Teksa në Parlament po diskutohej për ligjin e importit të mbetjeve, kreu i socialistëve, Edi Rama, ka reaguar me anë të Twitter-it, teksa po e ndiqte seancën. "Të njëjtin fjalim ka mbajtur edhe kryeministri i Somalisë kur e mori në qafë vendin e vet duke e bërë kosh plehrash” shkruan Rama.
Pak minuta më vonë, ai e ka vlerësuar këtë ligj si tradhti kombëtare. “Të thuash dua plehra nga jashtë është tradhtia më e madhe kombëtare në kushtet kur vendi ka 1 milionë ton plehra rrugëve” shkruan Rama.
/S.Ll/Start/
2011-11-03 13:29