E Diel, 1 Nëntor 2026

Iraku ndalon transmetimet e Al-Jazeeras

Autoritetet irakiane kanë pezulluar licencat e transmetuesit pan-arab Al-Jazeera dhe nëntë kanale të tjera satelitore, për gjoja promovimin e dhunës dhe të sektarizmit, transmeton Rel

Mujahid Abu al-Hail, nga Komisioni për Komunikime dhe Media, ka thënë se masa nënkupton “ndalimin e punës dhe të aktiviteteve të tyre në Irak”.

Al-Jazeera thotë se nuk ka qenë e njoftuar zyrtarisht për ndalesën.

Ky hap vjen pas vrasjes së më shumë se 180 persomave në dhunën midis forcave të sigurisë dhe protestuesve sunitë, që ka shpërthyer të martën në veri të Irakut./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›