Hoxhaj priti Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Blomeyer

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim njohës Ambasadorin e ri të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer, i cili ka dorëzuar kopjet e letrave kredenciale në MPJ të Kosovës.
Ministri Hoxhaj ka njoftuar Ambasadorin Blomeyer për proceset në Kosovë, fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar si dhe agjendën euro-integruese të Kosovës.
Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përkrahjen e madhe që Gjermania ka dhënë dhe po vazhdon të japë për Kosovën, në të gjitha aspektet.
Ministri Hoxhaj po ashtu ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.
Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer, ka vlerësuar progresin që po arrihet në Kosovë duke rikonfirmuar përkrahjen e mëtutjeshme të Gjermanisë për shtetin e Kosovës.