E majta fitoi zgjedhjet në Lituani
Opozita e majtë dhe populiste ka arritur fitoren në zgjedhjet legjislative në Lituani, sipas rezultateve të pjesshme të publikuara nga Komisioni Zgjedhor në Vilnius, pak pas përfundimit të rrethit të dytë të votimeve.
''Partia Socialdemokrate ka arritur fitoren me një total 38 mandatesh në parlamentin e ri të vendit'', njoftoi Komisioni Zgjedhor.
''Konservatorët e kryeministrit në largim, Andrius Kubilius, janë renditur në vend të dytë me 34 mandate, të pasuar nga Partia e Punës e Victor Uspaskich me 29 deputetë'', shtoi Komisioni.
Tri partitë e majta kanë rënë dakord që të formojnë një qeveri koalicioni. Partia Social-Demokrate ka thënë se do të formojë koalicionin qeveritar me Partinë Laburiste dhe Lëvizjen për Rend dhe Drejtësi.
Te tria partitë së bashku do të kenë 79 ulëse nga parlamenti 141-vendesh.
Lideri i Partisë Social-Demokrate, Algirdas Butkevicius, pritet të emërohet kryeministër.