Iniesta, 10 vjet nga debutimi me Barcelonën
“Bëhu vetvetja”, ishte këshilla e holandezit për Iniestën. Dhe, një dekadë më vonë, mesfushori i Barcelonës u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit në Evropë. Goli i tij kundër Chelseas në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve më 2009 dhe shënimi kundër Holandës në finalen e Kampionatit botëror 2010 në Afrikën e Jugut i ka krijuar atij një status të cilin askush s’mund të ja rrëmbejë.
“Dhjetë vite. As në ëndrrat e mija më të çmendura nuk do të mund të imagjinoja se gjërat do të shkojnë kaq mirë për mua, ndihem shumë i privilegjuar”, deklaroi Iniesta për uebfaqen zyrtare të Barcelonës.
“Futbolli do të shkojë përpara dhe në fund, ata që mbeten janë njerëzit”, u shpreh ai. Me fjalë tjera, dhjetë vite më parë debutoi ai që sot është një prej futbollistëve më të mirë në botë dhe lojtar të cilin çdo skuadër do ta dëshironte ta kishte në dispozicion.