E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj vizitë zyrtare në Strasburg

Pas vizitave zyrtare në Greqi dhe Afrikë, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Strasburg.

Ministri Hoxhaj do të zhvillojë takime me deputetë të Parlamentit Evropian, si dhe diplomatë e përfaqësues të tjerë të lartë të organizatave evropiane dhe mekanizmave të Bashkimit Evropian.

Hoxhaj po ashtu do të zhvillojë takime me përfaqësues të pesë shteteve të BE-së që ende nuk kanë marrë vendim formal për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Gjatë takimeve, Hoxhaj do të informojë përfaqësuesit evropianë për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë si dhe do të paraqes objektivat dhe prioritetet e institucioneve të Kosovës për konsolidimin e vazhdueshëm të shtetit në të gjithë territorin.

Ministri Hoxhaj do të kërkojë nga përfaqësuesit evropianë vazhdimin e mbështetjes për Kosovën, me theks të veçantë në proceset integruese në BE./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›