E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri britanik: Votoj kundër BE-së

Ministri i Edukimit në Britaninë e Madhe, Michael Gove deklaroi se do të votojë kundër qëndrimit të vendit të tij në Bashkimin Evropian, nëse një referendum i tillë do të mbahej sot. “Jeta jashtë BE-së do të ishte tërësisht e pranueshme dhe është e qartë që ne mund të bëjmë edhe pa të”, deklaroi Gove në një intervistë për “BBC”.

Sipas ministrit, ajo që duhet të bëjë Londra është rinegocimi i marrëdhënies së saj me Brukselin, duke udhëhequr, sipas anëtarit të kabinetit, atë ndryshim për të cilin BE ka nevojë, transmeton TCH.

Kryeministri David Cameron, mandati i të cilit përfundon në vitin 2015, ka premtuar mbajtjen e një referendumi për qëndrimin ose daljen nga BE-ja, nëse do të rizgjidhet për një mandat të dytë.

Kriza e eurozonës ka ndikuar në rritjen e ndjenjave të forta euroskeptike në Britani. Në bazë të sondazheve, rreth 60-65% e qytetarëve britanikë do të përkrahin në këtë moment daljen e vendit nga BE-ja./Indeksonline./ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›