E Diel, 1 Nëntor 2026

Hasani: Marrëveshjet Kosovë-Serbi janë politike

Kreu i gjykatës që ka çuar në dorëheqjen e dy presidentëve të Kosovës brenda një viti ka sfiduar klasën politike, tek ka folur për njërën nga çështjet që ka hapur debat së fundi – definimi kushtetues i marrëveshjeve Kosovë-Serbi, të arritura në Bruksel. Enver Hasani ka premtuar të japë përgjigje nëse ato janë traktate ndërkombëtare ose jo.

Dhe, që tani, në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, Hasani, që është edhe profesor i së drejtës ndërkombëtare, këto konkluzione i ka kualifikuar si puro politike. Zyrtarë të Qeverisë asnjëherë nuk i kanë quajtur të tilla, nga frika se, nëse definohen kësisoj, atëherë është obligim kushtetues që për ratifikim të qiten në Kuvend. Ratifikimi kërkon votën e së paku dy të tretave të deputetëve, ndërsa marrëveshjet nuk mbështeten nga opozita dhe nga një pjesë e deputetëve të subjekteve politike në pushtet.

Hasani, në këtë intervistë, nuk është deklaruar nëse këto marrëveshje politike përmbushin kriterin për t’u quajtur traktate ndërkombëtare. Ka thënë se as në kërkesën e “Vetëvendosjes”, së cilës i është dhënë përgjigje në fillim të javës, nuk janë deklaruar për këtë. Kjo, ngaqë, sipas tij, “Vetëvendosja” kërkonte krejt diçka tjetër, e që nuk binte në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese. /koha/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›