E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj:Dialogu, instrument për njohje

Dialogu i filluar me Serbinë duhet të shfrytëzohet nga Prishtina zyrtare si instrument që të perçonte proçesin e njohjes së Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
 

Duke folur rreth pritshmërisë së Prishtinës zyrtare nga këto bisedime, ai ka thënë se vetë përdorimi i fjalës dialog dhe vetë definimi i qëllimeve të këtij dialogu për çështje të natyrës praktike, flet për atë se ky është një proces, i cili zhvillohet ndërmjet dy shteteve të pavarura dhe sovrane për disa çështje, që deri më tani nuk kanë arritur të adresohen, qoftë në këto 10 vjetët e Kosovës së lirë, qoftë edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
 

Ai ka thënë se dialogu teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përdoret edhe si një instrument, i cili do të bëjë që disa prej vendeve që janë anëtare të Bashkimit Evropian ta njohin Republikën e Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›