Pr.buxheti 2026, Vasili: Objektivi ynë, rritja me 5% e pagave mesatare dhe hapja e zyrës së RTSH pranë PE-së

Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili ka paraqitur në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik disa prej objektivave strategjikë të RTSH-së gjatë vitit 2026.
Vasili nënvizoi rritjen me të paktën 5% të pagave mesatare, krijimin e rrjetit të korrespondentëve ndërkombëtarë në 10 vende kryesore të Diasporës, hapjen e zyrës së RTSH-së pranë Parlamentit Europian, zgjerimin e redaksive të gjuhëve të huaja, krijimin e një portali multimedial shumëgjuhësh, rivendosjen e platformës OTT, rritjen e kostove të transmetimeve satelitore dhe shërbimeve teknike.
“Objektivat tona strategjike janë: krijimi i rrjetit të korrespondentëve ndërkombëtarë në 10 vendet kryesore të diasporës; hapja e zyrës së RYTSH pranë PE-së në Bruksel, zgjerimi i redaksive të gjuhëve të huaja, krijimi i portalit multimedial shumëgjuhësh, rivendosja e platformës OTT, rritja me të paktën 5% të pagave( nga 86 mijë e 200 lekë, në 90 mijë e 500 lekë) në 2026, rritja e kostove të transmetimeve satelitore dhe shërbimeve teknike.
Nga Ministria e Financave është parashikuar 319 mln lekë, nevoja reale sipas nesh është 409 mln lekë- kërkesa për fonde shtesë është 90 milionë lekë”, deklaroi Vasili.
/rtsh.al/