E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhiq: Marrëveshja do të ndikojë në sigurinë e përgjithshme në veri

Shefja e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq, ka vizituar të mërkurën banorët e lagjes me popullatë të përzier ‘Kodra e Minatorëve’ në veri, me ç’rast u njoh nga afër me problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen këta banorë.

Ajo premtoi mbështetje dhe ndihmë për banorët e këtushëm, por edhe për të gjithë qytetarët pa dallim etnie, të cilët jetojnë në veri të Mitrovicës.

“Rëndësia e dialogut i cili është në proces dhe arritja e marrëveshjes, pa dyshim se do të ndikojë në ndryshimet pozitive dhe sigurinë e përgjithshme të të gjithë qytetarëve në veri”, ka thënë Hoxhiq

Në anën tjetër, banorët e ‘Kodrës së Minatorëve’ kanë potencuar çështjen e sigurisë si problem kryesor, ndërkohë që kërkesat e tyre ndërlidheshin edhe me nevojën e transportit, shkollës, ambulancës dhe infrastrukturës në përgjithësi./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›