E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetët insistojnë në pension suplementar e të parakohshëm

Anëtarët e Nënkomisionit për mandate dhe imunitet kanë vendosur që gjatë janarit t’i drejtohen Mistrisë së Financave, me kërkesën që ta llogarisë koston e Ligjit të ri për deputetë. Me përjashtim të deputetes së “Vetëvendosjes”, Albulena Haxiu, të tjerët kanë insistuar që deputete t’u njihet e drejta për pension të parakohshëm, në moshën 60 vjeçare.

Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar një nen të ngjashëm, me arsyetimin se “pensioni suplementar”, kishte tipare që më shumë ngjanin si një dhuratë suplementare pas pushimit, sesa si një pension suplementar tradicional.

Pavarësisht nga kjo, në Draftligjin e ri që tashmë është kompletuar, për deputetin që ka ushtruar vetëm një mandat është paraparë pension në lartësi prej 30 për qind të pagës bazë që merr deputeti. Aktualisht, paga e një deputeti, pa shtesa, është 1480 euro. Duke kalkuar mbi ketë shumë, del se pensioni e kësaj kategorie do të ishte 444 euro, shkruan “Koha Ditore”.

Deputetëve që kanë ushtruar dy mandate, është planifikuar t’u jepet pension në lartasin e 35 për qind të pagës bazë të deputetit, apo 518 euro për muaj, kurse atyre që kanë kryer tri e më shumë t’u jepet pension në lartësi prej 40 për qind të pagës bazë të deputetit, apo 592 euro./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›