"Hoze Murinjo kërkon me ngulm Realin"
Mino Raiola është një prej menaxherëve më të suksesshëm të futbollistëve. Ai punon në mbrojtje të interesave të lojtarëve si Pavel Nedved, një herë fitues i "Topit të Artë" dhe Zlatan Ibrahimoviç, që në të ardhmen e afërt synon ta fitojë trofeun prestigjioz të "France Football". Aktualisht, në bisedat me Raiolën, që nuk kanë lidhje me merkaton e transferimeve, tema kryesore e bisedës është padyshim Ibra: me ndihmën e sulmuesit suedez, zikaltrit shpresojnë të kualifikohen në Champions përballë Mançester Junajtid. Por, në një intervistë për gazetën "Il Giorno", menaxheri ka folur ashpër për sjelljen e Hoze Murinjos, duke "zbuluar" se trajneri po bën të pamundurën të emërohet te stoli i Realit të Madridit.
Zoti Raiola, a mund të na tregoni të vërtetën e kalimit të Ibrahimoviç nga Juventusi tek Interi?
Kanë qarkulluar zëra se edhe Milani kërkonte me ngulm të blinte Zlatanin, por marrëveshja nuk u realizua për shkak të "Calciopoli"-t. Por, e vërteta është se bisedimet me Interin kanë filluar që prej janarit 2006. Luçiano Moxhi (ish-drejtuesi i Juventusit në atë periudhë) ishte i informuar për gjithçka që po ndodhte, por pretendonte 150 milionë euro për kartonin e lojtarit...
Jemi në mars dhe nuk po dëgjojmë thashetheme rreth sulmuesit: nuk ka kërkesa për rritje rroge, apo interesim nga skuadra të tjera...
Po ju tregoj diçka që askush nuk e di: Zlatan është bërë futbollisti më i paguar në botë prej dy vjetësh e gjysmë. Megjithatë, në atë periudhë paga e tij nuk mund të bëhej publike, pasi rrezikonte të shkaktonte një "efekt zinxhir". Për momentin, Ibra nuk mendon për të ardhurat financiare. Për sa u takon kërkesave nga skuadrat e tjera... ato nuk kanë munguar asnjëherë.
Atëherë cilat janë klubet që dëshirojnë ta kenë në radhët e tyre?
Reali i Madridit dhe Barcelona janë të gatshme të bëjnë gjithçka për ta blerë. Në kampionatin spanjoll, Ibrahimoviç do të shënonte 40 gola në sezon dhe natyrisht që do të kishte më shumë shanse të fitonte "Topin e Artë"...
Megjithatë, të gjithë e dinë se Morati nuk do ta shiste asnjëherë yllin e tij suedez...
Këtu duhet t‘ju korrigjoj. Duhet të keni të qartë një gjë: nëse Zlatan vendos të largohet, mund të jeni të sigurt se ai ia arrin qëllimit. Në të gjitha transferimet, nga Ajaksi te Juventusi dhe nga Juventusi tek Interi, vendimi përfundimtar ka qenë vetëm i lojtarit...
Këto fjalë mos janë një paralajmërim për zikaltrit?
Absolutisht jo. Vetëm sa ju saktësova se Ibra nuk lejon që vendimet për të ardhmen e tij t‘i marrin të tjerët.
Përflitet se do të ndjekë Murinjon, nëse portugezi largohet nga Interi...
Jam i sigurt se Hoze Murinjo po kërkon me ngulm të shkojë te Reali i Madridit, por Zlatani arsyeton me mendjen e tij. Ndërsa trajneri duhet të jetë i kujdesshëm që të mos përsërisë gabimet në merkaton e lojtarëve: e detyroi Moratin të shpenzonte 45 milionë euro dhe po i fiton ndeshjet me skuadrën e Mançinit. Nuk ka bërë asgjë tjetër, përveçse po shkatërron Maksuell, që është një prej mbrojtësve më të mirë të krahut në Evropë. Nëse nuk do të aktivizonte Ibrahimoviçin do ta kishin larguar, ashtu si ndodhi kur drejtonte Çelsin.
Mos po flisni në këtë mënyrë sepse Maksuell është një lojtar i juaji? Trajneri zbuloi Santon...
Nuk është ky problemi. Murinjo duhet të ndryshojë sjellje, pasi po shkakton më shumë dëme se sa breshëri. Ai duhet të falënderojë Ibrën, që ndodhet në pozita kaq komode...