ETIKA NDëRMJET TRADHëTARëVE Të MANDATEVE DHE HERONJVE Të MEDIAS
Me ligësinë e zakonshme të sojit të tyre, të mësuar me rrugën e rrënuar e kalbësinë morale, janë shfaqur këto ditë, aty-këtu, në studiot televizive, shtypin e përditshëm, bloget e forumet, opinionistë, persona publikë e individë çfarëdo, që nuk guxojnë të thonë se marrin në mbrojtje pamoralshmërinë e sjelljeve të ish-ministrit e deputetit Ylli Pango, por sulmojnë redaksinë e "Fiks Fare". E para gjë që të bie në sy në agresivitetin e tyre është "argumenti" se është shkelur privatësia. Më tej, thuhet se "Fiksi" godet shkeljet, abuzimet, imoralitetin në mënyrë selektive dhe diku më tutje, një i inatosur keq me damkën e turpit që njollos sojin e Pangos i vë emërtimin ekipit të gazetarëve të shquar të "Fiksit", njësiti gueril. Të çuditur kur i dëgjon, ata të sjellin parasysh turma mëkatarësh perversë, maniakë seksualë e vjedhës të pasurisë kombëtare, që ua kanë lënë për ta administruar, turma që kanë shoqëruar në tërë epokat e vendet botën sociale. Ju turrën "Fiksit" sepse pështjellimit të fakteve u shtojnë dhe ndjesitë vetjake të interesave. Një shkak i paragjykimit janë interesat e tyre. Paskali ka thënë se sikur gjeometria të ishte në kundërshtim me pasionet tona aq sa politika, ne nuk do të arsyetonim për të siç duhej.
Para faktit se "Fiksi" i "Top Channel" arriti të flakë përposh nga froni i nderit një ministër e deputet të mandatuar nga populli, por pa marrë parasysh se cili do ta pësonte, çdo shpifje nga njerëz që e lënë veten të rrëmbehen, nuk do të mund të fashitë a zbehë të vërtetën se rruga që redaksia ndoqi e bëri të denjë për besimin e popullit. Pa mëdyshje, kronika përbën një kulm të gazetarisë investigative. Aq e madhe është jehona e saj, sa ka ditë që nuk pipëtin kurrkush. Zhurma e "minjve" që brejnë dyshemenë prej druri ka rënë në heshtje e do të duhet të kalojë ca kohë që të rikthehen në rutinën e tyre të veseve. E megjithatë, ne mund të ngushëllohemi për nderin e të ardhmen e shtetarëve tanë. Garanci për këtë nuk mund të jetë qeverisja, e cila i jep kujtdo rast, por nuk i jep përkrahje, se vërtet gjendja e moralit tonë historik e shoqëror sot është e dëshpëruar, por se Shqipëria ka dalë nga një gjendje edhe më e keqe. Ishte gazetaria investigative ajo që bëri atë që nuk bën dot shteti me morinë e institucioneve të saj, le të themi të shurdhra e të fjetura, me kohë të bollshme për të dremitur, për të parë ëndrra, ose për t‘u sorollatur në mefshtësinë tradicionale të zyrave. Faleminderit Filip Çakuli, Armir Shkurti, Denisa Haxhiaj e tërë stafit të redaksisë "Fiks Fare", që arrini të vini sadopak në lëvizje organet e përgjumura. Kudo dëgjon veçse shprehjen "ju lumtë", e në rrethet e gazetarëve përkrahjen "jemi krenarë me ju".
Është keqpërdorur liria e shtypit, duke përgjuar në shtëpi, thotë dikush! Por, çfarë thonë Monroe Price dhe Peter Krug, autorë të botimit të mirënjohur "Mjedisi i përshtatshëm për një media të lirë e të pavarur"? "Ushtrimi i lirive të medias informative, lidhur posaçërisht me natyrën investigative, vjen nga e drejta e gazetarit dhe publikut për të marrë informacion...si detyrim i medias për të përmbushur përgjegjësitë e veta". Më tej: Në gjykimin e konflikteve lidhur me mbrojtjen e privatësisë, të të drejtave vetjake, sistemet ligjore vërtet i japin përparësi të madhe mbrojtjes së individëve ndaj publikimeve që cenojnë të drejtat e tyre private e familjare, por nocioni i mbrojtjes së privatësisë nuk mund të jetë një mburojë, prapa së cilës aktet me rëndësi publike t‘i fshihen shqyrtimit publik. Më tej akoma: Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, neni 10.1, kërkon nga shtetet ratifikuese të garantojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, e cila përfshin lirinë e "marrjes" së informacionit në çështje që lidhen me qeverisjen, mirëmbajtjen e pushtetit dhe zbulimit të informacionit në konfidencë. Madje liria e gazetarisë lejon nivel teprimi ose provokimi.
Nuk dua t‘i mbiçmoj këto argumente e të tjera kodifikime për etikën në media, por i cilësoj që lexuesi ta shohë qartë se ligjet për të drejtën e informimit kanë përparësi mbi çdo ligj tjetër, ndërsa ligjet e privatësisë nuk pengojnë dot daljen e informacionit. Ndikimi i madh që ka kjo redaksi e "Top Channel" në përditshmërinë e qytetarëve shqiptarë, është shoqëruar nga ekipi drejtues i "Fiksit" me një përgjegjësi të madhe për të treguar të vërtetën, me qëllim jo sensacionin, por çjerrjen e maskës të të gjithë tradhtarëve të mandateve, që shfaqin dy fytyra: atë të rremen, të shenjtorit në Parlament e administratë dhe atë të vërtetën, të një njeriu ordiner. Kjo mënyrë pune ka bërë që ata të fitojnë besimin e admirimin e publikut të gjerë.
Përherë, në çastin kur gazetaria del jashtë qerthullit të përcaktuar stereotip, dalin edhe "ruajtësit e rendit" të etikës në media. Mor zotërinj! Ju vërtet bëni thirrje "Stop linçimit publik", por mëria e njerëzve të thjeshtë, të varfër, të përbuzur e të braktisur, nuk do të mund dot ta lërë protagonistin të jetojë pa u dukur. S‘është në dorë të publikut t‘i fshijë nga kujtesa këto ngjarje, se ato janë jashtëzakonisht të ndjeshme. Trazimi seksual i provokuar nga ana e ish-ministrit, duke qenë se ai po bëhej punëdhënësi i saj dhe personi me fuqi shtetërore në këto marrëdhënie, motivon mjetin e përdorur për marrjen e lajmit, duke instaluar përgjuesin jo në shtëpi, siç thuhet, por në teshat e gazetares. Në çdo kënd ligjor dhe etik ta shihni, mjeti është i ligjshëm.
Gazetarinë investigative, disa po përpiqen ta paraqesin si një herezi të rrezikshme, ndërkohë që opinioni publik e sheh qartazi se ndihmesa që ajo jep për zhdukjen e mbeturinave të fundit të nderimit që i bëjmë mitit të qeveritarit dhe deputetit si përfaqësues moral, është gjëja më e duhur që do bërë në këto kohë. Dashuria e tyre për fantazira e stërhollime etike është veçse një ndotje tokësore. Mbase, e vetmja sakrificë vërtet e denjë, është heshtja, e cila në këto rrethana përligjet. Shpresojmë që drejtësia të qëndrojë e patundur në parimet e saj. Të gjithë e dinë se atë përpiqen ta shkallmojnë, ta poshtërojnë e ta shkelin njerëzit e pasurisë e të hatërit, që pushtetet i duan siç duan unazat në gisht. Për mirë apo për keq, gazetarisë investigative vazhdojnë t‘i japin mend "të ditur" që ende nuk e dinë se varrezat janë plot me njerëz që mendonin se qenë të pazëvendësueshëm.
Cilësimi "Heronj", i vënë në titull, s‘ka pse ushqen smirën apo xhelozon mediat e tjera vizive. Për fat të keq, tani për tani, gazetarinë investigative e lëvron me sukses pos "Top Channel". Ata janë më të mirët. Të mirënjohurit Filip Çakuli e Armir Shkurti, të shndërruar tashmë në "gjuetarë" profesionistë për të vërtetën, për të zbuluar e bërë publike veset e natyrës njerëzore të shqiptarëve me artin e matur e të vetëdijshme të kronikës, janë më se të vërtetë. Janë një mrekulli që arrijnë të na pastrojnë ajrin e rëndë e të ndenjur të jetës sociale e politike.