Huaja për furnizimi me ujë të pijshëm të Durrësit, Balluku: Do përmirësojë cilësinë dhe sigurojë furnizimin me 24 orë

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka prezantuar projektligjin për marrjen e huas nga Agjencia Franceze për Zhvillim lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Durrësit.
Balluku tha se ndërhyrjet në infrastrukturë do të bëhen jo vetëm për sigurimin e ujit të pijshëm 24 orë, por edhe për cilësinë e saj duke arritur standardet e BE.
“Prej kohësh është investuar në sektorin e ujit të pijshëm për furnizimin e vendit gjatë 24 orëve. Ky shërbim të arrijë të gjithë parametrat e BE për të ofruar ujë të pijshëm qytetarëve. Ndërhyrjet në infrastrukturë të këtij procesi janë jo vetëm për sigurimin por dhe përmirësimin e cilësisë së ujit. Durrësi është zgjedhur që të ketë investime në ujin e pijshëm si një zonë që ka numër të madh gjatë sezonit turistik por edhe për shkak të dy projekteve të mëdha që do ndërtohen aty si Porti turistik i Durrësit dhe Porti në Porto në Romano. Nuk ka asnjë bilbil që arrin të mbulojë punët e kësaj qeverie, as balta që hidhni ju me gojë. As nuk na pengon as nuk na tremb, Mondi qetësohu tani merr frymë”, tha Balluku.
Ndërkohë që në seancë deputetët e opozitës vijojnë të shkaktojnë zhurmë dhe t’i fryjnë bilbilave duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës.
/rtsh.al/