E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kuvend/ I ra bilbilit dhe bllokoi foltoren, përjashtohet Edmond Spaho

Deputeti demokrat, Edmod Spaho është përjashtuar nga seanca plenare në Kuvend. Atij iu dha masë vrejtje nga drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj, megjithatë Spaho vijoi me pengimin e zhvillimit normal të seancës plenare, duke i rënë bilbilit dhe duke shkaktuar zhurmë. Për pasojë, Felaj mori vendimin për përjashtimin e tij nga seanca.

Spaho i bashkohet kështu 12 deputetëve të tjerë demokratë të përjashtuar, Sali Berisha, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Edi Paloka, Tritan Shehu, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Luan Baçi, Ervin Salianji, dhe Bledion Nallbati

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›