E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kuvend/ Çështja McGonigal, më 2 mars mocioni me debat dhe interpelanca urgjente me Ramën

Me vetëm votat e maxhorancës, Kuvendi ka miratuar në seancën e kësaj të enjte zhvillimin më 2 mars  të mocionit me debat dhe interpelancës urgjente me kryeministrin Edi Rama, kërkuar nga opozita, për çështjen McGonigal. Mocioni me debat do të zhvillohet me kohë pa limit.

“Mocioni me debat, interpelanca urgjente dhe pyetjet do zhvillohen më 2 mars. Do keni të drejtë të gjithë të flisni sipas kohës maksimlae që lejon rregulloja e Kuvendit. Do zhvillohet mocioni më 2 mars me kohën pa limit”, tha drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›