E Diel, 1 Nëntor 2026

Huamarrja vendore si oportunitet zhvillimi Flir Mosho

Investimet ne pushtetin vendor ne Shqiperi jane konsideruar si nje dritare e re oportuniteti. Duke e pare me kete kendveshtrim, menaxhimi i sistemit buxhetor ne Shqiperi e ka bere te detyrueshem per pushtetin lokal te programoje buxhetin ne nje kuader afatmesem. Ky obligim ligjor i jep hapesire te mjaftueshme pushtetit lokal te implementoje projekte te medha, duke siguruar ne te njejten kohe vazhdimesine e fondeve pertej buxhetit vjetor dhe duke shperndare koston e projektit ne me shume se nje vit buxhetor. Nje nga burimet me te pershtatshme dhe me te dobishme financiare, duke konsideruar dhe fondet e limituara te buxhetit krahasuar me kerkesat dhe nevojat e pushtetit vendor ne Shqiperi, rezulton te jete huamarrja nga sistemi bankar. Ky instrument harmonizohet me situaten aktuale ne buxhetin lokal, dhe i jep ketij te fundit kompetencat e nevojshme per te implementuar investimet prioritare ne komunitetin e duhur.

Per te mbeshtetur autonomine financiare te pushtetit lokal, eshte hartuar ligji per huamarrjen vendore, i cili mundeson huamarrjen afatshkurter dhe afatgjate per te perballuar sa me mire mungesat e likuiditetit ne njesite e qeverisjes lokale. Ky ligj synon zgjerimin e autonomise vendore, nepermjet rregullimit te huamarrjes nga njesite e qeverisjes vendore dhe krijimit te hapesires e rregullave te pershtatshme, qe sigurojne nje proces transparent huamarrjeje, ne perputhje me politikat e zhvillimit ne teresi dhe qe garanton stabilitetin makroekonomik dhe kredibilitetin e institucioneve publike ne tregjet financiare. Ligji nr. 9869 i lejon Njesive te Qeverisjes Vendore (NJQV-te) te perdorin asetet bashkiake si kolateral per te marre kredi. Neni 15 thote se kredite me detyrim te pergjithshem mund te garantohen me prona jo publike, fizike, te cilat NJQV-te i perdorin si kolateral. Neni 16 i jep Keshillave te NJQV-ve te drejten per te garantuar nje kredi nese bihet dakot per disa kushte te caktuara ne shfrytezimin e nje prone bashkiake ose te nje ndermarrje bashkiake sekondare.

Eksperienca Evropiane dhe statistikat krahasuese tregojne qe vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore, kane relativisht nivele borxhi vendor me te ulet krahasuar me vendet e tjera evropiane. Vendet ne tranzicion jashte BE (Ballkan dhe ish Bashkimi Sovjetik) paraqesin nivele edhe me te uleta. Arsyet kryesore per kete nivel te ulet borxhi vendor, vijne prej mungeses se kapacitetit teknik dhe administrativ, parashikimet jo te sakta te fluksit te te ardhurave, qendrimi jofavorizues ndaj borxhit, rregulla qe nuk favorizojne huamarrjen dhe borxhin, mosperputhje dhe ndryshime ne bazen tatimore vendore dhe te vleres se prones, mungesa e tregut te maturuar financiar dhe norma te larta interesi per shkak te inflacionit. Nderkohe qe vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore nuk i luftojne teresisht keto atehere perballen me problemet e pushtetit vendor, per sa i takon pengesave per financimin e borxhit. Volumi i kredive dhe obligacioneve mbetet ende shume i vogel ne terma absolute, ku tendenca ne rritje eshte e dukshme, pasi huamarrja nenkupton nje progres te madh cilesor ne praktiken e financimit te pergjegjesive te sherbimit vendor.

Ekzistojne nje sere faktoresh qe cojne ne rritjen e nivelit te borxhit te qeverise vendore. Mund te permendim ketu nje zhvillim te shpejte ne aftesite e autoriteteve vendore per te menaxhuar borxhin e tyre (asistence e konsiderueshme eshte siguruar nga organizatat donatore bilaterale dhe gjithashtu nderkombetare) si dhe forcimin e ekonomive vendore, qe eshte thelbesore per zhvillimin e bazave te forta te te ardhurave nga burimet vendore. Keto kane qene dhe arsyet kryesore te rritjes se huamarrjes ne pushtetin lokal vecanerisht ne Hungari, Poloni, Republiken Ceke, Sllovaki dhe Estoni.

Ne Shqiperi, baza e perllogaritjes se kapaciteteve ligjore per borxhin vendor eshte e ardhura e pakushtezuar e njesive vendore te cilat jane: (I) te ardhurat e veta nga taksat, tarifat dhe aktivitetet e tjera te njesise vendore dhe (II) transfertat e pakushtezuara te qeverise, qe kane pesha te ndryshme ne njesi te ndryshme vendore. Progresi i bere ne drejtim te shtimit te burimeve te financimit te pushtetit vendor, reflektohet ne peshen qe zene sot te ardhurat e njesive lokale dhe tendencen e ketyre ne rritje perkundrejt grantit te qeverise. Nga njera ane kjo rrit diskrecionin per te parashikuar e per rrjedhoje absorbuar fonde, nepermjet huamarrjes nga sektori bankar. Nga ana tjeter, duhet permendur qe vete struktura e buxheteve te pakushtezuara te njesive vendore, eshte e ndryshme nga nje njesi ne tjetren. Kjo sjelle qe edhe kapaciteti real i absorbimit te fondeve nga huaja vendore dhe risku i shlyerjes se kredise te ndryshojne nga nje njesi ne tjetren.

Edhe pse ky instrument i ri financiar, konsiderohet konservator ne krahasim me strukturen e buxhetit te njesive vendore, mund te sherbeje si nje leve e fuqishme financiare. Pervec kufirit te stokut (qe percakton shumen maksimale te huas qe nje njesi mund te marre ne nje moment te caktuar), njesite vendore, duhet te plotesojne edhe dy kritere te tjera qe kufizojne sherbimin vjetor te borxhit (pra sa i lejohet maksimalisht ne nje vit, nje njesie vendore te shlyeje huan perkatese, duke marre parasysh principalin dhe interesin). Keto kritere llogariten dhe midis tyre, perzgjidhet ai qe lejon shumen monetare me te vogel per njesine perkatese.

Kompetencat per marrjen e huas vendore
Njesite vendore duhet te permbushin kompetencat e meposhtme per marrjen e huas:
NjQV njofton brenda dates 31 dhjetor MF per planet e huamarrjes per vitin e ardhshem.
Huaja merret me vendim te Keshillit te NjQV-se.
Brenda 10 diteve njoftohet Ministria e Financave.
Hyn ne fuqi pas konfirmimit te Ministrit te Financave

Rrjedhimisht, vendimi i keshillit per huamarrjen autorizon kushtet e huamarrjes dhe permban domosdoshmerish te dhenat e meposhtme:
shumen e principalit te huas;
normen e interesit;
formen e huas;
maturimin dhe kushtet e kthimit;
qellimin per te cilin merret huaja;
garancite per kthimin e huas, perfshire edhe pershkrimin e te ardhurave te vena peng, nese ka;
pershkrimin e respektimit te kufizimeve te borxhit, sipas kreut IV te ketij ligji;
kohen e dobishme te aseteve, te financuara nga huaja.

Njoftimi qe i dergohet MF per marrjen e huas afatgjate, duhet te permbaje:
vendimin qe autorizon huan ku jane pasqyruar dhe te dhenat e mesiperme ;
te ardhurat dhe shpenzimet operative te vitit te meparshem fiskal;
koston e sherbimit te borxhit per vitin fiskal aktual, perfshire edhe koston e parashikuar te huas se re.
Te gjitha huat e NJQV regjistrohen ne regjistrin e borxhit vendor dhe mbahet nga MF e cila perditesohet ne menyre te vazhdueshme dhe botohet nje here ne 6 muaj.

Ne njesite e vogla vendore me buxhete shume modeste, sado e vogel qe te jete huaja, ajo jep nje efekt disafishues mbi fondet e investimeve te njesise, nderkohe qe ne njesite e medha, edhe pse ne vlere huaja eshte e konsiderueshme, shumefishimi i fondeve vjetore te investimeve nuk eshte kaq i madh sa ne njesi te vogla dhe te mesme vendore. Financimi i projekteve nepermjet huave duhet te kombinohet me kontribute vendore. Si perfundim duke pasur parasysh gjetjet e mesiperme, rritja e autonomise financiare dhe fiskale te pushtetit vendor duhet te shoqerohet edhe me nje program te posacem ngritje kapacitetesh menaxhuese te stafit te bashkive dhe komunave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›