FREEDOM HOUSE: 2010-a, vit i mbrapshte per lirine Nik Krastev
Kosova vazhdon ta kete statusin "pjeserisht e lire", njesoj sikurse edhe Shqiperia, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina. Serbia dhe Mali i Zi kane statusin e vendeve "te lira". Ka vetem nje rajon ne bote ku gjendja e lirive dhe te drejtave te njeriut vazhdon te perkeqesohet per cdo vit qe nga 2001; ky territor eshte hapesira e vendeve te dala nga ish-Bashkimi Sovjetik, me perjashtim te vendeve Baltike. Ky eshte nje nga vleresimet e raportit te fundit te Freedom House, lidhur me gjendjen e lirive politike dhe te drejtave te njeriut ne bote. Kjo renie ne vazhdimesi perfaqeson periudhen me te gjate te perkeqesimit te situates panderprere ne 39 vitet, qe kur publikohet ky raport. Me renien e Ukraines nga vend i lire ne vend pjeserisht te lire, nuk ka me vende qe i takojne kategorise se shteteve te lira ne zonen ish-sovjetike. Arc Padington dhe Kristofer Uollker, dy autoret kryesore te raportit, thone se nuk ka nje shpjegim te pergjithshem per arsyet e perkeqesimit te situates ne hapesiren ish-sovjetike. Por, Padington rreshton nje numer faktoresh te mundshem. "Ish-hapesira e Bashkimit Sovjetik, me perjashtim te vendeve Baltike, gjate dekades se fundit kane shkuar nga nje renie ne tjetren. Rusia ka kryesuar ne kete drejtim, por duhet te theksojme se ne Azine Qendrore kemi pasur nje nga rajonet me represive ne bote. Uzbekistani dhe Turkmenistani jane ne fund te listes se hartuar nga ne, sa i perket treguesve te lirise. Keq paraqiten dhe Taxhikistani e Azerbajxhani", sqaron Padington per radion Evropa e Lire. Sipas raportit, dy jane zhvillimet madhore ne kah negativ ne kete rajon, zgjedhjet presidenciale ne Bjellorusi qe u pasuan nga dhuna dhe arrestimet masive te opozites, si dhe renia e shkalles se lirise ne Ukraine. "Per ironi, zgjedhja e presidentit Viktor Janukoviq vitin e kaluar ne Ukraine ishte rezultat i zhvillimeve demokratike te trasheguara nga Revolucioni i Portokallte. Fushat ku ka pasur permiresime nga 2004 ne 2010 ishin pikerisht ato qe u perkeqesuan vitin e kaluar. Ketu futen procesi zgjedhor, shkalla e hapjes se mediave dhe shoqeria civile", thote Kristofer Uolker.
Nga ana tjeter, Rusia e Bjellorusia rreshtohen ne mesin e regjimeve me te fuqishme autoritare ne bote, bri Iranit, Kines e Venezueles. Rusia, vend i percaktuar si jo i lire eshte ajo qe percakton tendencat ne rajon. "Rastet e Sergei Magnistskit dhe Mihail Khodorkovskit ne fund te vitit te kaluar jane shembulli me i mire i korrupsionit te thelle, jo vetem ne sistemin juridik te Rusise, por ne shkalle me te gjere. Ne te dyja rastet kemi pare nje mori interesash qe jane shfaqur per te penguar ne cdo menyre respektimin e ligjit", thekson Uollker.
Ne total, sipas raportit te Freedom House, numri i vendeve te lira ne vitin 2010 ra ne 87 nga 89 qe ishte nje vit me pare. Numri i vendeve qe jane demokraci zgjedhore ka rene ne 115, krahasuar me 123 qe ishte ne 2005. Me pak fjale, 2010 nuk ishte nje vit i mbare per lirine.
Ministri i Brendshem merr pjese ne festen e 98-vjetorit te krijimit te Policise se Shtetit. Mirenjohje dhe policive evropiane e SHBA-ve