E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, Rames: Cimkat nuk te sjellin dot ne pushtet Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha, u shpreh dje me bindje nga qyteti i Korces, se 8 Maji, do te jete dita e fitores se thelle te mazhorances mbi bllokmenet. I pranishem ne festen e 20-vjetorit te themelimit te Partise Demokratike ne qytetin e Korces, kreu i PD-se, njeheresh kryeminister, u shpreh entuziast se Shqiperia ia doli te jete pjese e NATO-s dhe te levize lirisht duke shembur "murin" e vizave. "8 Maji po vjen. Ajo do te jete dita jone, e arritjeve tona dhe perpjekjeve te medha. Do te jete dita e fitores tone te thelle mbi bllokmenet. Dita, kur shqiptaret do t'i japin pergjigjen e merituar, atij qe perpiqet te bllokoje rrugen tone drejt te ardhmes dhe drejt Evropes", u shpreh kryeministri. Ne fjalen e tij pershendetese para perkrahesve te PD-se ne Korce dhe simpatizanteve te saj, kryeministri tha se kjo qeveri, kjo mazhorance, ia doli qe ta shnderroje Shqiperine, ne destinacionin turistik kryesor ne bote. "Ne 20 vite, ne kemi perjetuar dhembje e sakrifica, po kemi hedhur themele qe ne 20 vitet qe vijne te ecim shume me perpara. Ne kuti dhe ne bunkere le te mbeten ata, grupi i bllokmeneve te rinj qe bene cdo gje, qe t'ju lene ju pa viza. Ndaj 8 Maji do te jete dita jone", tha Berisha. Sipas tij, sot shqiptaret jane me te lire dhe me krenare se kurre, pasi ne 20 vjet perpjekje, u shemb muri i vizave. "Ne perzume me vote, ata qe erdhen me arme. Demokrate, sot jemi me krenare se kurre, se me perpjekjet tona do te ecim te sigurt drejt integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Ne jemi lokomotiva e integrimit te ketij vendi. Keto 20 vjet, ishin perballja jone e madhe, jo vetem me regjimin me barbar qe Evropa kishte pare, por me prapambetjen me te madhe qe trasheguam", vijoi kryeministri. Duke uruar te gjithe te pranishmit me rastin e 20-vjetorit te themelimit te PD-se ne Korce, kreu i qeverise tha se ne kete dite, perulet me nderimin me te thelle, respektin me te madh para te gjithe atyre djem e vajza, bura dhe grave, qe 20 vjet me pare mbushen rruget dhe sheshet ne Korce dhe themeluan Partine Demokratike, partine e shpreses, e lirive dhe te drejtave te shqiptareve. "Ne festojme dy ditelindje. Ditelindjen tone dhe ate te lirive tona. Sot jemi me krenare se kurre, se shembem murin e vizave. Jemi krenare, se jemi vendi i vetem qe kemi nje rritje te fuqishme ekonomike. Rrisim rroga e pensione cdo vit, kur te tjeret i ulin ato", u shpreh kryeministri. Ai theksoi se kjo mazhorance, eshte gjithashtu krenare per reformat e shumta te realizuara, qe mundesuan qe ne kete Krishtlindje dhe vit te ri, edhe shqiptaret te mund te levizin lirisht ne te gjitha vendet e hapesires Shengen. Nje sukses ky qe ka realizuar me ne fund endrren e shqiptareve per te levizur lirisht ne Evrope, ashtu sikurse ishte premtuar qe me themelimin e PD.

Premtimi
Kryeministri Sali Berisha, premtoi dje nga qyteti i Korces, se nuk do te jete e larget dita, kur te gjithe shqiptaret nga cdo kend i vendit, te arrijne ne Tirane shume shpejt, per shkak te infrastruktures.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›