Hudson blen shtëpi për 4.5 milionë euro

Aktorja sharmante Kate Hudson është njëra nga shumë aktoret hollivudiane që ka vendosur të zhvendoset në Britaninë e Madhe.
Ajo në pjesën veriore të Londrës ka blerë shtëpi në vlerë 4,5 milionë euro, në të cilën do të jetojë së bashku me të fejuarin.
Hudson ka vendosur që ta zëvendësojë diellin e Kalifornisë me shiun e Londrës në emër të dashurisë ndaj të fejuarit të saj, Matt Bellamy nga grupi muzikor “Muse”. Ata të dy presin së shpejti të kenë edhe fëmijë.
Një burim i afërt me aktoren ka bërë të ditur se tashmë Hudson ka bërë kërkesë për vizë, e cila do t’i mundësojë që të jetojë në Britani me të fejuarin minimum gjashtë muaj në vit.
Sipas këtij burimi, Hudson ka vendosur të jetojë në Britani pasi konsideron se është vend ideal për krijimin e familjes.