E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona synon La Ligan

Nga Express më 27 shkurt 2011 në ora 16:15

Diego Maradona dëshiron të udhëheq një klub në Spanjë.

Ish selektori i Argjentinës është i papunë pas largimit nga detyra në përfundim të Kampionatit botëror 2010 dhe është në kërkim të një angazhimi të ri dhe ka pranuar se i pëlqen Spanja si destinacion i ardhshëm.

“Dëshira ime të punoj mbetet e njëjtë dhe besoj se mund ta bëjë në Spanjë. Pas Botërorit 2010 kam marr dy ose tre oferta por nuk më përshtateshin. Megjithatë, gjërat mund të ndryshojnë shpejt”, tha Maradona për mediet spanjolle.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›