E Diel, 1 Nëntor 2026

Shakira merr mirënjohje nga Harvard

Nga Express më 27 shkurt 2011 në ora 19:57

Këngëtarja kolumbiane Shakira ka fituar mirënjohje nga universiteti amerikan Harvard për kreativitet të jashtëzakonshëm dhe punë humanitare.

Fituesja e shumëfishtë e çmimit Gremi ka pranuar mirënjohjen Artiste e vitit 2011, të cilën ia ka ndarë Qendra universitare për iniciativa shkencore dhe ndërkulturore.

Artistja latine-amerikane ka shitur më shumë se 50 milionë ekzemplarë të albumeve në botë, ndërsa ka themeluar fondin për sigurimin e arsimimit dhe ushqimit për fëmijë të varfër në Kolumbi.

Shakira është edhe ambasadore e vullnetit të mirë pranë UNICEF-it.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›