E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhamia e Tiranes ndertimi ne toke private

Shpallen pese studiot e fazes se dyte por duket se ndertimi nuk do te filloje pasi ne vend qe te jape leje-ndertimin ne token e Komunitetit Mysliman Rama tenton ta fuse ate ne konflikt me pronare

Pasi ka refuzuar 10 vjet me radhe te lejoje besimtaret myslimane te ndertojne nje xhami ne pronen e tyre per nevoja te Komunitetit Mysliman kreu i PS-se dhe i Bashkise se Tiranes Edi Rama nxiton se fundmi te hape konkurse per xhami te re ne qender te Tiranes. Por duket se ky proces nuk behet per te zgjidhur nje kerkese te drejte te myslimaneve te kryeqytetit me shume sesa nje loje elektorale ku Rama synon te marre votat por ne fund te mos e ndertoje xhamine. Me gjithe pershpejtimin e projektit mesohet se ndertimi nuk mund te filloje per shkak te pronesise se tokes. Mesohet se toka qe bashkia ka planifikuar te jape per xhamine eshte ne pronesi private dhe kjo mund te sillte vetem nje konflikt mes pronareve dhe Komunitetit Mysliman dhe kjo mund te pengoje ndertimin ecka duket se eshte edhe qellimi i vertete i Rames. Ky i fundit ka riftuar studion franceze tani per te ndertuar xhamine kur kohe me pare kjo studio projektoi qendren e kryeqytetit por ne projektin e famshem ne vend te xhamise ishte vendosur nje kulle. Nderkohe dje Rama ka prezantuar 5 studiot fituese per raundin e dyte per ndertimin e nje xhamie ne Tirane por ende eshte e paqarte nese ky projekt shkon pertej bllofit elektoral.

Studioja franceze Architecture eshte nder pese studiot e perzgjedhura per hartimin e projektit te xhamise se re dhe muzeut fetar. Me shumice anetaresh 5 prej te cileve punonjes ne Bashkine e Tiranes nga 9 anetare ne teresi te short-listimit kryebashkiaku Edi Rama ka rikthyer ne kryeqytet studion franceze kesaj here per nje tjeter projekt te bashkise. Pas hartimit te Planit Francez per Tiranen tri vite me pare duket se studioja ka fituar edhe simpatine e Rames. Kjo studio bashke me 4 te tjera kane kaluar fazen e dyte per te qene pjese e konkursit nderkombetar i cili do te mbahet me 2 prill.

Projekti

Pese studiot e perzgjedhura jane Andreas Pere Ortega Madrid Architecure studio Paris Big Copenhagen Search Amsterdam dhe Zaha Hadid Architecht. Ne prezantimin e studiove kryebashkiaku Edi Rama theksoi se komuniteti mysliman kishte nevoje per nje projekt te tille pasi komuniteti katolik e ka godinen e tij te re dhe ata ortodokse tha Rama po e finalizojne ate. Sipas tij tani kjo veper do te kthehet dhe ne interes te vizitoreve te huaj. Kemi nje kryeqytet te shekullit te ri te nje komuniteti qe vuan mungesen e kesaj hapesire te besimit fetar. Mungesen e kesaj xhamie te re qe ne jemi te bindur qe fale ketyre arkitekteve te kete pranine e te gjithe vizitoreve. Do te kemi besim se kjo arkitekture bashkekohore do te beje qe vizitoret te nisen drejt Tiranes per te pare keto vepra - tha Rama. Projekti per xhamine e re do tu jape mundesine besimtareve myslimane qe te kryejne ritet fetare normalisht dhe jo ne rruge sic i kryejne sot e kesaj dite. Ndersa muzeu i bashkejeteses fetare do te jete i pari i llojit te vet per vendin tone. Sipas te dhenave teknike xhamia do te kete lartesi te njejte me Pallatin e Kultures. Minarja mund ta kaloje kete lartesi maksimale por duhet te mbetet me e ulet se minarja e Xhamise se Ethem Beut dhe se Kulla e Sahatit. Ne veri dhe lindje te saj nuk do te kete ndertesa ngjitur ndersa ne perendim do te jete nje ndertese me te njejten lartesi. Ne veri xhamia do te kete perballe hotelin Tirana International. Ne jug te xhamise do te jene nje varg kullash me lartesi kater kate dhe kulla parashikuar te ndertohet ne vendndodhjen aktuale te Teqes se Helvetinjve. Xhamia e re do te kete nje siperfaqe totale ndertimi prej 17 135 m2brenda nje trualli prej 2930 m2dhe arrin tu sherbeje mbi 2500 besimtareve. Jane 9 nivele 4 tokesore dhe 5 nentokesore qe jane te parapara ne gjithe kete hapesire. Elementet kryesore te xhamise do te jene holli i faljes biblioteka salla shume funksionale salla e mbledhjeve mjediset e sherbimit dhe parkimi nentokesor.

Konkursi

Konkursi i hapur nderkombetar per projektimin e xhamise dhe muzeut te Tiranes e bashkejeteses fetare eshte organizuar ne dy etapa. Faza e pare ishte nje Thirrje per pjesemarrje drejtuar gjithe arkitekteve vendas dhe nderkombetare ndersa faza e dyte ishte Etapa e projektimit drejtuar 5 studiove te perzgjedhura ne fund te Fazes se pare. Me date 21 shkurt u mbyll faza I e konkursit e cila priti interesin per pjesemarrje te studiove te ndryshme nga mbare bota. Kjo faze rezultoi te kishte nje interesim te jashtezakonshem pertej cdo pritshmerie tone.Ne mbyllje te fazes I kane aplikuar plot 100 studio nga 28 vende te ndryshme te botes si nga Britania e Madhe Portugalia Spanja Franca Italia Belgjika Holanda Gjermania Danimarka Republika Ceke Rusia Lituania Ukraina Austria Sllovenia Kroacia Bosnja amp Hercegovina Kosova Rumania Bullgaria Greqia Turqia Qipro Japonia Australia Egjipti Jordania dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Anetaret e Komisionit te Short-Listimit

1.Kryetari i Bashkise se Tiranes Kryetar

2.Nevzat Sayin ndash arkitekt/ Turqi Anetar

3.Johan Anrys ndash arkitekt/ Belgjike Anetar

4.Artan Shkreli ndash arkitekt/ shoqeria civile Anetar

5.Ermir Hoxha ndash gazetar/ shoqeria civile Anetar

6.Pellumb Vorpsi ndash Perfaqesues i Komunitetit Mysliman Anetar

7.Fisnik Kruja ndash Perfaqesues i Komunitetit Mysliman Anetar

8.Dritan Agolli ndash Administrator i Pergjithshem i Bashkise se Tiranes Anetar

9.Adelina Greca ndash Arkitekte ne Bashkine e Tiranes Anetare

Studiot e Short-Listuara

1.Andreas Perea Ortega ndash Madrid/ Spanje

2.Architecture Studio ndash Paris/ France

3.Big ndash Kopenhagen/ Danimarke

4.Search ndash Amsterdam/ Hollande

5.Zaha Hadid Architects ndash London/ UK

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›