E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktorja Michelle Yeoh dëbohet nga Birmania

Nga Express më 30 qershor 2011 në ora 08:48

Aktorja kineze Michelle Yeoh, që interpreton Aung San Suu Kyi në një film që do të dalë në kinema këtë vit, është dëbuar nga Birmania menjëherë sapo ka arritur në aeroportin e Rangunit.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave Yeoh figuronte në listën e zezë të qeverisë.

48-vjeçarja, e famshme për rolet në filmat “007-E Nesërmja nuk vdes kurrë”, “Tigri dhe Dragoi” dhe “Kujtimet e një Geishe” është zgjedhur nga regjisori francez Luc Besson për filmin “Zonja”, e bazuar në jetën e lideres së opozitës së Birmanisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›