Gjermani, arrestohen dy të dyshuar në lidhje me videot e Al Kaeda-s
Policia gjermane ka ndaluar dy militantë islamikë si të dyshuar për videomesazhet kërcënuese që rrjeti terrorist Al Kaeda shfaqi në internet disa ditë para zgjedhjeve në Gjermani. Në dy videomesazhet vinin kërcënime për sulme terroriste me bombë ndaj Gjermanisë.
Sipas personave që flisnin në videot kërcënuese nëse partia e cila do të fitonte zgjedhjet e Bundestagut nuk do të tërhiqte forcat e misionit ushtarak në Afganistan, atëhere Gjermania do të përballej me sulme të ashpra kamikaze.
"Dy të dyshuarit do të jenë në qeli deri sat ë mbarojë Oktobër Fest në Mynih", tha një zëdhënëse e policisë së Mynihut.
Burime nga mediat gjermane pohojnë se edhe gjatë javës së kaluar ishte arrestuar një 25-vjeçar me origjinë turke i cili dyshohet të ketë pasur lidhje me videot kërcënuese.
25-vjeçari mysliman u arrestua në qytetin e Shtutgardit.
Partitë konservatore dhe liberale të cilat do të formojnë koalicionin qeveritar gjerman janë pro misionit ushtarak në Afganistan. Por gjithashtu pritet që nga ana e qeverisë së ardhshme gjermane të ketë një nismë ku të përcaktohet afatet e qëndrimit të kontigjentit, i përbërë prej 2400 forcash ushtarake ose ulja e numrit të ushtarëve në misionin e tyre në Afganistan.