E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hughes i kënaqur me formën e Tevez

Menaxheri i Manchester Cityt, Mark Hughes, është i kënaqur me formën aktuale të Carlos Tevez.
Tevez shënoi dy gola të shkëlqyer gjatë kësaj jave për të heshtur kritikët, të cilët e kishin vënë në pyetje kontributin e argjentinasit në skuadër.

"Carlos tashmë po e arrin nivelin e formës fizike për të cilën ai ka nevojë. Ai është një lojtar me shumë energji dhe nëse ai nuk e ka atë nivel të formës fizike, kjo e pakëson ndikimin e tij".

"Ai ka munguar në gjithë ndeshjet e para sezonit, andaj gjithë këtë kohë është munduar t'i arrijë të tjerët", ka thënë Hughes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›