Ekuadori mbështet projektet në favor të klimës
Ekuadori është duke punuar për të mbështetur planin për të lënë naftën nën tokën në mënyrë që të mos shkatërrojë pyjet e Amazonas.
Plani i Ekuadorit kërkon që të mos preken 850 milionë fuçi nafte që shkojnë në vlerën e 6 miliardë dollarëve, në mënyrë që të shpëtohet parku kombëtar Yasuni.
Përfaqësues ekuadorianë thanë se duke mos prekur naftën do të shmangej krijimi i 410 milionė tonë dioksid karboni, çka do të ishte një projekt pozitiv në favor të klimës.
Deri më tani shtetet si Gjermania, Spanja dhe Franca janë shprehur në interes të ruajtjes së këtij plani.
"Nëse ne zbatojmë projektin për të shfrytëzuar naftën në këtë atëherë do të krijohet një sasi e madhe karboni që do të çlirohet në atmosferë dhe për këtë arsye ne nuk do ta zbatojmë këtë projekt. Por për këtë gjë ne duhet të kemi mundësinë e përfitimit të kompensimit, "tha për Reuters Ministri i Minierave dhe naftës Germanico Pinto. Të ardhurat që do të përfitohen nga kjo iniciativë do të përdoren për projektet e energjisë të pastër dhe për zbutjen e varfërisë në Ekuador.
Ekuadori gjithashtu ka plane shumë ambicioze për të ftuar vendet e tjera në zhvillim për burimet e energjisë në rajonin e Amazonas si: Malajzia, Indonezia, Filipinet, Guinea e Re dhe Kongo.