E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hughes nuk jep dorëheqje

Mark Hughes nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje nga Queens Park Rangers përkundër momentit negativ që po e kalon ekipi i tij.

QPR-ja nuk e ka shijuar ende fitoren edhe pas 12 xhirosh, duke regjistruar 4 barazime e 8 humbje, për t’u pozicionuar në vendin e fundit. Të shtunën, ky ekip u mund në shtëpi nga Southamptoni, 1:3.

“Ishte pa dyshim paraqitja më e keqe e jona deri tash. Mirëpo, unë nuk e kam ndërmend të largohem”, është shprehur Hudges pas ndeshjes.

Sipas medieve britanike, shumë shpejt ish-menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp do ta zëvendësojë Hudgesin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›