E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri e Mandzukic festojnë për gjeneralët?

Festimi i golit të Mario Mandzukicit nga ana e këtij të fundit dhe Xherdan Shaqirit ka çuar pluhur të madh në Gjermani dhe në Zvicër. Pas golit të shënuar për Bayern Munichun, futbollisti kroat së bashku me atë shqiptar e kanë përshëndetur publikun me një përshëndetje ushtarake.

Sipas portalit zviceran 20minuten.ch kjo përshëndetje i është dedikuar lirimit nga Haga të dy gjeneralëve kroatë të luftës, Ante Gotovina dhe Mladan Markac. Të ballafaquar me mediet, të dy futbollistët e hedhin poshtë këtë spekulim.

“Jam i dëshpëruar me atë çka është dashur të nxirret nga një përshëndetje e publikut. Kjo nuk ka të bëjë fare me politikën. Unë, thjesht kam vrapuar nga tribunat dhe i kam përshëndetur tifozët tanë”, ka thënë Mandzukic. “Unë as që di ndonjë gjë për ndonjë gjeneral nga Kroacia. Unë vetëm e kam parë Marion dhe thjesht i jam bashkuar në festimin e golit”, ka shtuar Shaqiri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›