E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfaqësuesit e shteteve arabe takohen me “Grupin e Kontaktit”

Përfaqësuesit e shteteve arabe dhe perëndimore do të takohen sot me udhëheqësit e kryengritësve të Libisë në Stamboll.

I ashtuquajturi “Grupit i Kontaktit”, është duke koordinuar përpjekjet për të detyruar Muamar Gadafin të largohet nga pushteti.

Udhëheqësit libian, megjithatë, në një takim në perëndim të Tripolit kanë deklaruar se Gadafi do të "luftojë deri në fund" dhe se " në fund NATO nuk do të jetë në Libi."

I dërguari i Rusisë në Libi ka deklaruar se Gadafi është i armatosur për të zhvilluar një luftë shumë gjatë.

Ndërkohë Shefi i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, u ka bërë thirrje anëtarëve të Aleancës për të siguruar më shumë avionë luftarakë për të bombarduar objektivat e Libisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›