Hulian Rubio, të hënën firmos sërish me Tiranën
TIRANË- Hulian Rubio Sançez duket se do të jetë sërish trajner i Tiranës. Një gjë e tillë është konfirmuar dje nga drejtori teknik i klubit bardheblu Alban Tafaj, sipas të cilit, tekniku spanjoll do të mbërrijë në Shqipëri në fillim të javës së ardhshme dhe do të nënshkruhet kontrata e re. Shkak për këtë ndryshim të kursit nga ana e trajnerit spanjoll ka qenë refuzimi i emrit të tij nga ana e një klubi azerbajxhanas që e kërkonte, ç’ka duket se e ka detyruar Rubion t’i rikthehet ofertës së ekipit shqiptar. Burime nga klubi bardheblu bëjnë të ditur se ai e ka ulur “pazarin” nga 200, në 130 mijë euro, një shumë që është e përballueshme për financat e Tiranës, duke parë edhe punën e mirë të bërë prej tij. Rubio u largua nga Shqipëria në përfundim të finales së Kupës dhe mendohej se ai nuk do të vinte më, pasi kërkoi një shumë vërtet të frikshme për çdo klub. Por, tashmë gjërat duket se janë në rrugë të mbarë. Ai pritet që në fillim të javës së ardhshme të takojë kryetarin e bashkisë së Tiranës Lulzim Basha dhe në këtë takim do të diskutohet për kontratën e re. Gjasat janë që Rubio të firmosë një kontratë dy vjeçare, duke u bërë kështu trajneri më jetëgjatë i dekadës së fundit në klubin më të madh të vendit.
TAFAJ
Drejtori teknik i Tiranës, Alban Tafaj, ka konfirmuar mbrëmë se me trajnerin spanjoll ka tashmë një akord për zgjatjen e bashkëpunimit. Duke folur për SuperSport, Tafaj është shprehur se Rubio do të vazhdojë të jetë në stolin bardheblu. “Me trajnerin Rubio është arritur një akord. Ai do të vijë në Tiranë në fillim të javës së ardhshme për të firmosur kontratën e re. Mendojmë se duke parë punën e tij të mirë, është zgjidhja më e mirë për Tiranën”, u shpreh drejtori teknik i bardhebluve. Sa u përket shifrave, ato do të diskutohen
në takimin me kreun e bashkisë, megjithatë, ardhja sërish e trajnerit spanjoll në Shqipëri, me shumë mundësi do të çojë në firmosjen e kontratës së re.
RUBIO
Hulian Rubio Sançez është një trajner mjaft i njohur në Spanjë, ku ka drejtuar shumë ekipe, si Sevilja apo Albasete. Një sezon më parë,
ai u mor nga ish-presidenti Refik Halili për të drejtuar ekipin kryeqytetas. Një zgjedhje që në fillim u duk pak e guximshme, por që në ndeshjen e parë, atë të Superkupës kundër Skënderbeut, Rubio tregoi se kishte aftësi të veçanta si trajner edhe në Shqipëri. Gjatë kampionatit, spanjolli arriti të fitonte simpatinë e të gjithëve, si për drejtimin e ekipit, ashtu edhe për mënyrën e drejtpërdrejtë të të thënit të gjërave. Edhe pse ekipi qëndroi disa muaj pa rroga, Rubio arriti ta mbante në tonus dhe Tirana ishte deri 3 javë para fundit, në luftë për titullin kampion. Ai e mbylli sezonin me trofeun e Kupës së Shqipërisë, duke mundur as më shumë e as më pak, por kampionët e vendit, Skënderbeun. Me këtë performancë, Rubio fitoi jo vetëm respektin e tifozerisë së Tiranës, por edhe të drejtuesve të këtij klubi, të cilët kërkojnë medoemos ta mbajnë.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)