E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngrohja globale, Hilari Klinton viziton Artikun

TROMSOE- Sekretarja e Departamentit amerikan të Shtetit, Hillary Clinton vizitoi dje pasdite Arktikun për të parë nga afër efektet e ngrohjes globale, që shton rivalitetin e disa vendeve për rezervat e mëdha të naftës në këtë rajon.

Duke folur për median nga Tromsoe (Norvegji), në bordin e një anijeje kërkimore norvegjeze dhe në prani të shkencëtarëve dhe të zyrtarëve vendas, Clinton tha se ''shifrat e parashikimeve për ngrohjen globale në Arktik janë të ekzagjeruara".

Ekspertët vlerësojnë se rezervat e naftës, pa përfshirë gazin dhe mineralet e tjera, vetëm në Arktik kapin vlerën e 900 miliardë dollarëve.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›