E Shtunë, 31 Tetor 2026

Huliganizmi Tadic telefonon Berluskonin

Presidenti serb Boris Tadic ka patur nje bisede telefonike mbremjen e se merkures me kryeministrin italian Silvio Berluskoni ku i ka shprehur keqardhjen per ngjarjet e dhunshme te ndodhura ne stadiumin e Xhenoas mbremjen e se martes.

Sipas njoftimit te shperndare nga zyra e Berluskonit Tadic pas interesimtit mbi shendeten e kryeministrit italian qe para pak kohesh iu nenshtrua nje operacioni ne doren e majte u shpreh se dhuna e shfaqur ne Xhenoa ishte veper e guerilasve te grupeve ekstremiste.

Ne fund te bisedes se tyre te dy lideret kane rene dakort se ngjarje te tilla nuk mund te prishin marredheniet miqesore mes Romes dhe Beogradit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›