E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kili merr fund horrori 69 ditor i minatoreve

Perfundoi me sukses operacioni per nxjerrjen ne siperfaqe te 33 minatoreve kiliane te bllokuar ne minieren e San Hozese.

Fatmiresisht gjithcka perfundoi ne menyren me te mire te mundshme per minatoret e bllokuar qe prej dates 5 gusht.

Dalja ne siperfaqe e Luis Urzuas minatorit te fundit qe ishte pasagjer i kapsules Phoenix i dha fund agonise dhe horrorit 69 ditor te 33 minatoreve te bllokuar ne mbi 600 metra thellesi.

Operacioni i shpetimit perfundoi pe rreth 22 ore e 40 minuta nga nisja e tij dhe gjate gjithe kohes pati mbeshtetjen e presidentit vendas qe ne nje fjalim te mbajtur nga vendngjarja i cilesoi minatoret si pasuria me e madhe e Kilit dhe jo bakri e ari.

Ngjarja vec familjareve dhe te afermve te minatoreve te bllokuar mblodhi edhe mjaft reportere e gazetare nga e gjithe bota te cilet e mbuluan hap pas hapi operacionin e shpetimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›