E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli ofron Sosan për Xhemajlin

Nga Express më 15 maj 2011 në ora 11:45

Napoli, duke llogaritur vështirësitë për të arritur marrëveshje me Udinesen rreth transferimit të Gokhan Inlerit, ka vënë në shënjestër Blerim Xhemajlin, mesfushorin shqiptar të skuadrës rivale nga Serie A, Parma, ka njoftuar e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport të shtunën.

Xhemajli tashmë disa vite është objektiv i Napolit, mirëpo afati kalimtar i verës mund të sjellë ofensivë të suksesshme, meqë Partenopei janë të gatshëm të ofrojnë sulmuesin Jose Ernesto Sosa për të siguruar shërbimet e Xhemajlit.

Sipas Corriere dello Sport, klubet tashmë kanë përgatitur shkëmbimin e futbollistëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›