E Shtunë, 31 Tetor 2026

Human Right Watch EULEX te hetoje akuzat e Marty

Organizata për të Drejtat e Njeriut, Human Rights Watch, i ka cilësuar ta ngathëta  hetimet për krime lufte dhe krim të organizuar në Kosovë ndërsa i ka bërë thirrje Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit që të hetojë akuzat për trafikim të mundshëm organesh njerëzore nga disa zyrtarë të lartë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të ngritura nga raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Këto komente janë bërë në raportin e kësaj organizate të publikuar sot, në të cilin thuhet mes tjerash se përpjekjet për integrimin e Ballkanit Perëndimor janë penguar nga problemet e vazhdueshme në fushën e të drejtave të njeriut. Në pjesën për  Ballkanin, nënvizohen problemet me trajtimin e krimeve të luftës, trajtimit të pakicës rome, mungesës së përparimit në mbështetjen e refugjatëve, keqtrajtimin e gazetarëve dhe të drejtat e personave me nevoja të veçanta. Në raportin e Human Rights Watch, i kërkohet EULEX-it që të emërojë një prokuror të posaçëm për të hetuar dhe që të rimëkëmbë programin për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›