E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE debat per raportin e Dick Marty. Shqiperia argumente kunder

Në Parlamentin Evropian Dick Marty paraqiti sot raportin e tij, i cili akuzon disa prej krerëve të ish- Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës për krime të rënda gjatë luftës dhe pas saj. Ai akuzoi grupin e Drenicës të udhëhequr nga kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, për rrëmbimin e serbëve dhe shqiptarëve, vrasjen e tyre, marrjen e organeve të tyre në Shqipëri dhe shitjen. Sipas Martyt ka dëshmitarë të besueshëm  që  mbështesin akuzat e ngritura prej tij. Gjatë diskutimeve anëtarë të Parlamentit Europian mbështetën  kërkesat për sqarimin e plotë të këtyre akuzave.

Kreu i delegacionit shqiptar Ilir Rusmajli bëri thirrje që akuzat e ngritura të mos keqpërdoren, ndërsa kërkoi dhe mbështjetje për amendamentet e propozuara. "Cfarëdo që të jenë këto akuza nuk duhen që të keqpërdoren për të nxjerr konkluzione të padrejta, por as për të nxjerr dënim kolektive ndaj grupeve, forcave politike, apo kombeve të caktuara. Dhe në këtë aspekt ftoj raportuesin që ti ketë parasysh këto gjëra dhe anëtarët e tjerë të asamblesë. Autoritetet në Kosovë mbështesin punën e EULEX në këtë drejtim, ndaj ju ftoj kolegë të mbështesni amendamentin që ju kemi kërkuar", u shpreh Rusmajli.

Anëtari i delegacionit nga Shqipëria, Shpëtim Idrizi në fjalën e tij tha se raporti i Dick Marty është i inicuar nga Serbia dhe Rusia me qëllim që të akuzojë kryeministrin e Kosovës Hashim Thaci, dhe UCK. "Kjo histori është e mbushur me sajesa të pavërteta dhe mbart në vetvete shumë propagandë. Në të duket qartë që kriminelët janë vendosur në të njëjtin niveld he janë barazuar me viktimat", tha Idrizi.

Pala kosovare i ka quajtur akuzat të pabaza dhe ka kërkuar përgjegjësinë e europarlamentarit nga Zvicra. Raporti i Marty është hedhur poshtë nga Prishtina dhe Tirana, ndërsa Brukseli zyrtar i ka kërkuar senatorit zvicran që të dorëzojë provat për akuzat që ka bërë në raportin e tij. Për të ndjekur nga afër diskutimet për raportin e Marty-t, në Strasburg ka udhëtuar edhe një delegacion i Kuvendit të Kosovës.

Bëhet e ditur se zyrtarëve të Prishtinës nuk u është lejuar të jenë pjesëmarrës në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, meqë Kosova nuk është anëtare e organizatës dhe një numër shtetesh anëtare, në mesin e të cilave edhe Serbia e Rusia, nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. Megjithatë në mbrojtje të Kosovës pritet të dalin parlamentarët e Shqipërisë, Turqisë dhe të disa shteteve me ndikim në BE, të cilat i kanë vlerësuar të pabaza akuzat për trafikim organesh në Kosovë.

Delina Bitraku Azhornuar së fundi ( e martë , 25 janar 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›