E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB e SHBA mirëpresin marrëveshjen në Afganistan

Kombet e Bashkuara dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara, sot kanë përshëndetur marrëveshjen ndërmjet presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, dhe anëtarëve të zgjedhur të parlamentit të këtij vendi, që do të mundësoj hapjen e seancës parlamentare pa vonesa të mëtejshme.

Zoti Karazai tha dje se do ta hapë punën e parlamentit më 26 të këtij muaji, për ta mbyllur mosmarrëveshjen me ligjëvënësit e zgjedhur.

Megjithatë, zyra e Karzait, njoftoi se tribunali, që po zhvillon hetime për akuzat për vjedhje në zgjedhjet parlamentare të shtatorit të vitit të kaluar, do ta vazhdoj punën e tij.

Javën e kaluar, presidenti Karzai, kishte urdhëruar shtyrjen njëmujore të konstituimit të parlamentit, për t`i dhënë tribunalit special më tepër kohë për hetime.

Në shenjë të reagimit ndaj këtij veprimi, anëtarët e porsa zgjedhur të parlamentit, kishin planifikuar fillimin e punës, pavarësisht nga qëndrimi i presidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›