Humb 34 per qind e energjise CEZ te vijoje investimet ne rrjet
Nga totali prej 34 per qind i humbjeve rreth 15.2 per qind e tyre jane humbje teknike te cilat kane te bejne me se shumti me rrjetin e amortizuar. Sugjerohet shmangia e linjave ajrore
TIRAN- Niveli i larte i humbjeve te energjise se hedhur ne treg vijon te jete nje nder sfidat kryesore te CEZ Shperndarjes. Nje studim i rrjetit i kryer gjate muajve shkurt - qershor 2010 i nje kompanie te huaj e kontraktuar nga CEZ per kryerjen e nje bilanci total mbi asetet e kompanise raporton se rreth 34 per qind e energjise se hedhur ne rrjet humb per shkak te mospagesave si dhe infrastruktures se dobet.
Ne lidhje me kete Ivo Dolezal drejtori i kompanise Pricewaterhouse Coopers e cila ka kryer edhe studimin i keshillon CEZ Shperndarjes qe krahas hapave te ndermarra per uljen e humbjeve nga mos shlyerja e faturave te energjise elektrike prej konsumatoreve te shohe me perparesi edhe investimet per permiresimin e rrjetit per shkak se nje pjese e konsiderueshme e energjise humb nga amortizimi i tij.
Niveli i humbjeve te energjise ne sistemin e shperndarjes prek drejtperdrejt xhepat e konsumatoreve pasi ne aplikimin e bere nje vit me pare per rritjen e cmimit te energjise si dhe ne ate te ketij viti kompania i ka mbeshtetur pretendimet e saj ne koston e madhe qe shkaktojne humbjet ne arken e saj. Nisur nga kjo nje nivel sa me i vogel i humbjeve do te perkthehej direkt ne cmime me te uleta te energjise elektrike.
Sipas te dhenave te ofruara nga raporti i kompanise se kontraktuar nga CEZ Shperndarje nga totali prej 34 per qind i humbjeve rreth 15.2 per qind e tyre jane humbje teknike te cilat kane te bejne me se shumti me rrjetin e amortizuar. Nderkohe pjesa tjeter prej rreth 19 per qind jane humbje jo teknike te cilat i faturohen mospageses se energjise se konsumuar nga abonentet.
Per sa i perket humbjeve teknike Dolezal i sugjeroi CEZ Shperndarjes shmangien e linjave ajrore te cilat per vete specifiken e tyre shkaktojne humbje te energjise me forma te tjera shperndarjeje sic mund te ishin linjat nentokesore.
Ne lidhje me humbjet nga mos pagesat me shume se tek investimet ne infrastrukture shpetimi shihet tek sensibilizimi i abonenteve qe te paguajne per ate cka kane konsumuar ashtu si per cdo produkt tjeter te zakonshem. Sfida qendron tek humbjet jo teknike njerezit duhet te fillojne te paguajne - tha Dolezal.
Ne lidhje me kete foli edhe vete kreu i Bordit Drejtues te CEZ Shperndarjes Jozef Hejsek i cili parashtroi edhe strategjine e kompanise per vitet e ardhshme si dhe nevojen per reforma te metejshme per rritjen e arketimeve.
Hejsek kerkoi edhe mbeshtetjen e qeverise dhe te parlamentit per te hartuar ligje te cilat ndeshkojne ata qe nuk paguajne energjine elektrike. Deklaratat u bene gjate nje aktiviteti te organizuar nga Enti Rregullator i Energjise me rastin e 15- vjetorit te ngritjes se tij si institucion.
Humbjet e energjise ne rrjet
Humbjet ne total 34 per qind
Humbjet teknike 15.2
Humbjet jo teknike 18.8
Tregu i energjise/Meta Nuk ka asnje ndalese ligjore qe te pengoje futjen e kompanive te tjera ne treg
Meta per shperndarjen reagon CEZ Mbeshtesim liberalizimin
Prej dy ditesh eshte hapur debati mbi liberalizimin e tregut te shperndarjes se energjise elektrike ne vend.
I pyetur ne lidhje me kete kreu i Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta deklaroi dje se qeveria eshte kunder cdo monopoli ne tregun vendas. E njejta gje vlen edhe per tregun e shperndarjes se energjise elektrike per te cilin sipas Metes nuk ka asnje akt ligjor qe te ndaloje futjen edhe te kompanive te tjera ne loje.
Angazhimi im por edhe i qeverise eshte lufta kunder cdo lloj monopoli ne treg. Ne qofte se sot kemi nje situate te tille kur kemi vetem nje operator ne shperndarje absolutisht qe ligji nuk na pengon por do te bejme te gjitha perpjekjet tona qe te fusim edhe operatore te tjere ne menyre qe te kete me shume konkurrence - tha Meta.
Si nje pale e prekur drejtperdrejt nga kjo sipermarrje e qeverise CEZ Shperndarja ka reaguar pas deklaratave te ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta duke mbeshtetur liberalizimin e tregut te shperndarjes. Ne nje reagim per mediet CEZ thekson se mbeshtet cdo hap qe vendi po ndermerr per integrimin ne BE ku tregu i energjise eshte i liberalizuar.
Madje CEZ shprehet per nje liberalizim te plote te tregut te energjise ku shperndarja eshte nje pjese e tij. CEZ Shperndarje mbeshtet te gjitha proceset qe Shqiperia po ndermerr per integrimin e saj ne Bashkimin Evropian ku tregu i energjise eshte totalisht i liberalizuar.
Ne mbeshtesim liberalizimin e plote te tregut te energjise ne Shqiperi ku shperndarja eshte vetem nje prej elementeve te tyre. Ne jemi gati te bashkepunojme me qeverine shqiptare dhe te gjitha grupet e interesuara pergjate ketij procesi - thekson kompania.
Diskutimet mbi tregun e shperndarjes se energjise elektrike ne vend i cili per momentin eshte monopol i CEZ Shperndarjes filluan dy dite me pare gjate nje vizite te Metes ne Lezhe ku kryetari i baskise Viktor Tusha iu ankua per nderprerje te energjise. Duke dhene ne nje fare menyre edhe nje paralajmerim per kompanine e shperndarjes Meta deklaroi se ne treg mund te futen edhe kompani te tjera te cilat mund te ofrojne te njejtin sherbim ndaj konsumatoreve.