E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen aktivitetet e Prudentinove dhe ortakeve

ANTIMAFIA/ Prokuroria e Pergjithshme ka njoftuar se eshte vendosur sekuestro per shoqerite tregtare Cassino Italia Betting System Albania dhe Bet Plus


TIRAN- Me kerkese te Prokurorise se Krimeve te Renda dhe ne zbatim te ligjit Antimafia togat e zeza kane vendosur sekuestrimin e shoqerive tregtare qe figurojne ne emer te vete Albino Prudentinos pjesetareve te ngushte te familjes dhe ortakeve ne keto biznese.


Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme. Por Shekulli gjate diteve te kaluara ka publikuar faktin e sekuestrimit te ketyre shoqerive qe realisht figurojne vetem ne letra pasi ne adresat perkatese ku eshte deklaruar ushtrimi i aktivitetit rezulton se nuk ka asnje makineri.


Ne zbatim te ligjit Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar trafikimit nepermjet masave parandaluese kunder pasurise Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda mbi bazen e kerkesave te drejtuara nga Prokuroria per Krimet e Renda ka vendosur sekuestron ndaj shoqerive tregtare Cassino Italia Betting System Albania dhe Bet Plus thuhet ne njoftimin e derguar nga zyra e kryeprokurores Rama.


Nderkaq burimet e Shekullit konfirmuan edhe njehere se keto tri shoqeri tregtare tashme jane bllokuar dhe nuk mund te ushtrojne aktivitet packa se vetem ne dy seli te ketyre tre shoqerive jane gjetur vetem disa televizore dhe makineri pasticerie. Keto kompani kishin si objekt te aktivitetit te tyre lojerat e fatit.


Dy dite me pare eshte vendosur sekuestrimi i aktivitetit te biznesit te deklaruar ne Qendren e Regjistrit Kombetar te bizneseve si seli te kompanise Betting System Albania e cila nder te tjera ka si objekt te aktivitetit te saj te gjitha lojerat e fatit.


Kjo kompani si seli te saj ka te deklaruar ne Laprake ne katin e dyte te nje pallati si dhe tek Rruga e Elbasanit perballe Ambasades Amerikane ne katin e pare por ne te dy keto qendra nuk eshte gjetur ndonje makineri apo pajisje elektronike edhe pse aty eshte deklaruar ushtrim i aktivitetit thuhet nga burimet.


Gjithashtu burimet prane institucionit te akuzes konfirmuan se jane verifikuar te 20 pikat e basteve te kompanise Bet-Plus dhe te gjitha kishin mbyllur aktivitetin e tyre qe ne janar te 2010. Nuk dihet ende se ku kane perfunduar makinerite dhe pajisjet elektronike qe jane perdorur nga kjo kompani qe nga dita e hapjes se saj ne dhjetor 2008.


Kompania Bet-Plus rezulton e pezulluar qe nga janari i ketij viti dhe asnje nga adresat e deklaruara ne QKR si aktivitet biznesi nuk rezulton e tille pasi jane te mbyllura thane burimet.


Sipas tyre deri me tani jane sekuestruar vetem pese televizore te tipit Plazma dhe ca makineri te pasticerise dhe asgje me shume nga kompanite qe rezultojne ne emer te Albino Prudentinos 59- vjecar i akuzuari si njeri nga kreret e organizates mafioze Sacra Corona Unita dhe pjesetareve te ngushte te familjes se tij dhe ortakeve ne kete biznes qe jane dy kuneterit e ministres se Integrimit Majlinda Bregu shtetasit Ervis Gjecaj dhe Gani Baku.


Burimet e Prokurorise se Pergjithshme konfirmuan se po punohet me intensitet per grumbullimin e provave te metejshme ndaj personave te perfshire ne veprimtari te pastrimit te parave si dhe per identifikimin dhe sekuestrimin e te gjitha pasurive te zoteruara nga personat nen hetim apo lidhjet e tyre ne zbatim te ligjit procedural penal dhe ligjit Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar trafikimit nepermjet masave parandaluese kunder pasurise.


Vetem pak dite me pare ka qene edhe Gjykata e Vlores qe ka vendosur sekuestrimin e aktiviteteve tregtare ku djali i 59-vjecarit Anxhelo Prudentino rezulton te jete apo te kete qene aksioner dhe konkretisht ndaj shoqerise anonime Betting System Albania dhe Bet Plus per llogari te procedimit penal per pastrim te parave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›