CEZ - Monopoli i drites
Monopoli i drites shperndaresi final i energjise ne vend CEZ ka kerkuar te rrise cmimin pa dhene ndonje arsye dhe pa nisur asnje proces diskutimi me aktoret kryesore ne treg dhe ne shoqeri. Energjia elektrike do te jete me e shtrenjte per konsumatorin vitin e ardhshem sipas te gjitha gjasave. Do te jete me e shtrenjte per familjet shqiptare dhe do te kushtoje me shume per gjithe biznesin ne vend. Kjo do te thote shpenzime te rritura dhe mallra e sherbime me te shtrenjta per te gjithe ne Shqiperi jashte premtimeve te qeverise dhe aleatit plot energji te saj. Realisht qeveria shqiptare dhe Ministria e Ekonomise ka lejuar nje monopol faktik gjigant qe te kontrolloje tregun - te vendose cmimin dhe fitimin qe deshiron pa u justifikuar seriozisht para publikut konsumator.
Kompania qe sot kontrollon driten e shqiptareve nuk eshte as e re dhe as e pamesuar me situaten e favorshme te monopolit. Kjo eshte aq shqetesuese ne tregun europian sa ne nentorin e kaluar Bashkimi Europian bllokoi dhe kontrolloi zyrat e CEZ-it dhe te nje firme tjeter J amp T per praktika te pandershme tregtare ne treg me qellim perfitimi ne nje shkalle te madhe. Vitin e kaluar fitimet e CEZ ishin mbi 2 miliarde euro ose me shume se gjithe fitimet e marra se bashku te pese bankave me te medha ceke. Nderkohe qe policia akuzonte punonjesit e CEZ se shantazhojne klientet te cilet nuk paguajne ne kohe. Kjo vlen per te treguar fuqine dhe pushtetin e nje firme te permasave te tilla me nje mbeshtetje politike tani shqetesuese ne vendin e origjines.
Viktime e ketij pushteti ra ne mars 2010 Jan Dusik ministri i Mjedisit te Cekise i cili u detyrua te jape doreheqjen pas nje perplasje te provuar me gjigantin energjetik. Ministri u ankua per nje presion nga Kryeministri per nje kontrate te madhe ne favor te CEZ. Ketu historia e mesiperme merr ngjyre dhe ngjason pak me mjedisin politik dhe interesat ekonomike ne tregun shqiptar. Publiku shqiptar duhet te dije se me ke ka te beje dhe praktikat politiko-tregtare te kompanise qe i jep ose i heq driten e shtepise. Publiku shqiptar ka te drejten te mesoje se qeveria shqiptare mban pergjegjesi per menyren e hartimit te kontrates me kompanine ashtu si mban pergjegjesi totale per menyren se si ky operator ekonomik po sillet sot ne tregun e tij ndash dhe tregu i tij jane familjet tona.
Kjo qeveri sot ne pushtet bashke me aleatin e saj qe drejton Ministrine per Energjine premtoi qe nuk do te rriteshin cmimet gjate fushates elektorale. Per me teper kjo qeveri hartoi kushtet kontraten shiti dhe perzgjodhi kompanine qe sot furnizon me energji elektrike familjet shqiptare. Per me teper tani qe shteti shqiptar eshte ende pronar i OSSH me 25 te aksioneve mbi kete kompani nuk mund te luaje rolin e spektatorit ne kete spektakel te dhimbshem per ekonomine familjare te shqiptareve. Te gjitha keto jane pergjegjesi te drejtperdrejta pergjegjesi qe shteti nuk i shmang dot.
Sot nje familje shqiptare harxhon per energjine elektrike mesatarisht sa nje familje ne Itali a Greqi 25-30 euro - nderkohe qe te ardhurat tona familjare apo niveli yne i jeteses jane te pakten dhjete here me i ulet se ne keto vende fqinje. Nuk mund te jete energjia nje komponent normal ne jeten e nje familje pensionistesh kur ajo zhvat mesatarisht me shume se 1/4 e te ardhurave te vetme te tyre.
Energjia eshte e rendesishme njesoj sa siguria kombetare ne nje shoqeri. Sot te gjitha perkufizimet ekonomike e trajtojne energjine si ceshtje te nje rendesie strategjike dhe fuqie ekonomike per cdo vend te perfshire ne tregun global. Ne Shqiperi ajo behet edhe me me peshe ne jeten sociale dhe ekonomike te vendit duke ditur rendesine veshtiresite dhe mangesite qe krijon ne jeten tone ekonomikisht dhe psikologjikisht. Per me teper e pare ne kontekstin e nje pasurie kombetare te krijuar nga puna kolektive e shtetit dhe e shqiptareve qeveria nuk mund thjesht te laje duart nga pergjegjesite mbi energjine. Humbjet dhe vjedhjet ne energji nuk mund dhe nuk duhet te mbulohen me para qe dalin nga familja shqiptare. Eumlshte mekat qe nje pasuri publike kombetare e ndertuar mbi punen dhe shpeshhere jeten e shqiptareve te kthehet ne nje predator qe sulmon mireqenien e ketyre njerezve. Cdo rritje cmimi pa permiresuar furnizimin me energji te popullates cdo rritje cmimi pa denuar abuzimin ne cdo nivel cdo rritje cmimi thjesht per te permiresuar situaten financiare eshte nje takse e re per familjen shqiptare. Rritja thjesht e cmimeve rrezikon ta shnderroje krizen ekonomike ne nje krize me permasa me te renda sociale - duke e bere me te veshtire kontrollin e efekteve negative zinxhir ne ekonomine shqiptare. Ne kete rast shteti i shqiptareve nuk mund te beje me sehir por te mbroje interesat e atyre qe i kane dhene mandatin bashke me pergjegjesine per te qeverisur kete shoqeri dhe kete vend pa e lene ate ne erresire virtuale por dhe reale ne kete rast unik.
Ervin Bushati
Sekretar i PS-se