AKU sekuestron ushqime tej afatit te skadences
08/10/2010Siguria ushqimore
Autoriteti Kombetar i Ushqimit i cili ka nisur aktivitetin prej dates 1 shtator te ketij viti sekuestroi nje sasi te konsiderueshme lendesh ushqimore te cilave u kishte kaluar data e skadences ne qytetin e Lezhes. Nje grup inspektimi i ngritur nga Drejtoria e Pergjithshme e AKU ka qene prezent ne Lezhe ku ka kontrolluar nje sere biznesesh dhe operatore te biznesit ushqimor. Ne nje magazine ushqimore ne aksin rrugor Lezhe-Tirane kane sekuestruar pas konstatimit te shkeljeve te ligjit per Ushqimin dhe ligjit te Sherbimit dhe Inspektoratit Veterinar mallin e ndodhur ne magazine i cili konsiston ne 1296 litra pije freskuese 60 litra vaj te markes Milori 1560 cope cokollata dhe 990 litra leng limoni. Gjithashtu sipas aktit te kontrollit te plotesuar nga inspektoret e AKU ky biznes nuk ishte i pajisur me licence nga ana e QKL-se muret rrethuese te godines dhe dyshemeja ishin ne gjendje absolutisht te papershtatshme per magazinimin e produkteve ushqimore. Duke marre shkas nga ky rast Autoriteti Kombetar i Ushqimit u ben thirrje konsumatoreve te jene vigjilente ne produktet qe ata konsumojne duke vene re me kujdes ne radhe te pare afatin e skadences se produkteve te ambalazhuara si dhe te lexojne me kujdes etiketen mbi ambalazh. AKU ka filluar te krijoje nje baze te dhenash per te gjithe operatoret e biznesit qe operojne ne fushen e sigurise ushqimore si dhe ka hartuar nje plan kontrolli i cili shtrihet ne te 12 qarqet.