Humb Gjermania, zhgënjehen tifozët
Tifozët gjermanë kanë mbetur të zhgënjyer të mërkurën pasi skuadra e tyre Kombëatre është mposhtur nga Spanja një me zero dhe nuk ka mundur dot të kualifikohet për në finalen e Kupës së Botës. Një gol me kokë i shënuar nga mbrojtësi Pujol i ka dhënë fitoren Spanjës e cila siguron për herë të parë finalen e madhe të Kupës së Botës kundër Holandës që luan finalen e trete. Spanjollët kanë dominuar ndeshjen, por kanë vuajtur për të shënuar gol deri në momentin kur Pujol ka shënuar pas krosimit të Ksavit nga këndi në minutën e 73-të.
Rreth 350 mijë tifozë gjermanë e kanë parë ndeshjen në një ekran gjigand në qëndër të Berlinit. "Gjermanët nuk ishin aq të mirë si në ndeshjet e tjera. Skuadra është shumë e re dhe Spanja ka qënë më e mirë ,thjesht Gjermania nuk ishte ajo e ndeshjeve të para", ka dekalruar tifozi gjerman Roland Fritsh.
"Spanja ka qënë shumë më mirë ,më vjen keq që e them, por kjo është e verteta pasi gjermanët ishin shumë të ngathët . Kam shpresur shumë që ne të fitonim,", ka deklaruar një tjetër tifoz Gjerman.
Fansat gjermanë kanë një mundësi tjetër për të rikthyer buzëqeshjen pasi mund të klasifikohen të tretët dhe do të luajnë kundër Uruguajit në finalen e vogël.
Parashikimi i oktapodit Pol doli sërish i vërtetë .Tifozët e Gjermanisë janë të zhgënjyer pasi prisinin më shumë nga skuadra , por kjo Gjermani me lojtarë të rinj arriti sukses dhe u mposht nga Kampionët e Europës.