Gjobat e tatimoreve, denohen 14 vite burg
Gjykata e Tiranes mbyll procesin ndaj shtate tatimoreve te arrestuar gjate operacionit te koduar "Gjoba e Fundit". Trupi gjykues i kryesuar nga Ilir Celiku, dha dje 14 vjet heqje lirie per ish-kreun e Policise Tatimore, nje prej shefave te sektoreve dhe pese inspektoreve te pandehur per gjobitje te bizneseve kundrejt ryshfeteve. Sipas vendimit te lexuar, me 3 vjet burg e 1,5 milione leke gjobe eshte denuar kryetatimori Flamur Mallkuci, po me kaq vite burg, por me 1 milion leke gjobe eshte denuar ekonomisti Genc Murthi. Ndersa per oficerin tatimor, Dritan Metani, jane dhene 2 vjet burg e 900 mije leke gjobe, me po kaq vite burg e 600 mije leke gjobe per shefin e sektorit nr. 2 te Policise Tatimore, Arjan Pashaj dhe inspektorin Migen Katroshi. Nderkohe qe per dy te pandehurit e fundit, ekonomistin e nje firme private, Klodian Myftari, u dhane 1 vit burg e 600 mije leke gjobe, kurse per ndermjetesin Aurel Cenolli, vendimi nje vit burg. Shtate te pandehurit akuzoheshin se ne bashkepunim me njeri-tjetrin u vinin gjoba bizneseve, kryesisht ne autostraden Tirane-Durres. Gjithcka, sipas prokurorise, kryhej duke shfrytezuar postin qe kishin ne Policine Tatimore. Ish-punonjesit e tatimeve rane ne pranga ne shtator te vitit te kaluar. Arrestimi i tyre u krye ne dy faza. Fillimisht me ndalimin e 5 tatimoreve dhe financierit te firmes private dhe me pas venien ne pranga zyrtarit tjeter, Arjan Pashaj, ne ate kohe drejtues i rajonit nr. 2 te deges se tatimeve. Prokurori i ceshtjes, Gentian Osmani, ka bere te ditur se gjate hetimeve ka rezultuar se te pandehurit, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, detyronin biznese te ndryshme te paguanin gjoba te padrejta. Nderkohe qe personat qe nuk paguan gjobat ju mbyllej aktiviteti i tyre. Rreziku qe mos ju mbylleshin bizneset conte tregtaret deri ne pagim te gjobave qe varionin nga 2 mije deri ne 4 mije euro. Te pandehurit akuzoheshin nga ana e prokurorise per veprat penale te "korrupsion pasiv" dhe "shperdorim detyre". Gjykata e Tiranes pergjysmoi denimin e kerkuar ne pretence per ish-tatimoret e akuzuar per korrupsion, duke shkaktuar revoltimin e prokurorise, e te Task-Forces. Burime zyrtare nga ky sektor u shprehen se Gjykata e Tiranes, ne vendimin e saj dha vetem gjysmen e denimit te kerkuar per te arrestuarit, ndaj te cileve nuk ka ekzistuar asnje rrethane lehtesuese, pasi gjate hetimeve paraprake dhe gjykimit te ceshtjes kane mbajtur pozita mohuese ndaj akuzave te ngritura. Sipas Task-Forces, "gjykata ka gabuar ne interpretimin e dispozitave penale per ceshtjen objekt gjykimi. Po pritet zbardhja e vendimit te sotem te Gjykates se Faktit, me qellim apelimin e tij ne Gjykaten e Apelit", thane zyrtare te organit te akuzes.
R.Caushaj
R.Caushaj