Çmenden makinat në Shkodër, policia rrugore me pushime (FOTO)
Shkodër- Me siguri pamje të tilla nuk i keni parë kurrë më parë nga ‘Qytei i Biçikletave’, Shkodra! Me ardhjen e emigrantëve për pushimet e verës në vendin tonë ka vërshuar edhe shtimi i numrit të automjeteve që qarkullojnë në rrugët e vendit.
Në Shkodër ku mungojnë semaforët kryqëzimet janë shndërruar në një ring të automjeteve për të çarë. Gazeta IDEA mësoi nga shoferë në qytetin verior se në rrugë nuk të has syri një polic rrugor, të cilët me ironi mbi situatën e krijuar shprehen se ‘kanë marrë pushimet e gushtit’.
Kaos makinash dhe kakofoni burish janë çka ofron ‘Qyteti i Biçikeltave’ në këtë mesditë të nxehtë gushti. Një trafik i përmasave të tilla dhe pa një orientim nga policë trafiku ose semaforë ka sjellë edhe pamundësinë e qytetarëve të Shkodrës për ta kaluar rrugën, duke i vënë ato përballë rrezikut për tu aksidentuar. Makinat, biçikletat dhe qytetarët janë në betejë të rrezikshme për të shkuar në destinacion…!
Banorët e Shkodrës i bëjnë thirrje autoriteteve shtetërorë që të marrin masa për monitorimin e situatës, sepse sipas tyre si lëvizja normale me automjete, biçikletë apo në këmbë është kthyer në mision të pamundur.
Dorina Bilbili/IDEA/
◄ Pas Para ► Foto 1 / 4