Toponimet, marrëveshje me Greqinë për lëvizjen e emigrantëve shqiptarë
Gjirokastër- Emigrantët shqiptarë në Greqi tashmë mund të kthehen në atdhe pa patur frikën e problemeve që kanë krijuar deri më sot toponimet në pasaporta.
Falë një marrëveshje të arritur mbrëmjen e djeshme ndërmjet palëve shqiptare dhe greke, lejimi për kthimin e emigrantëve në Shqipëri nga Kapshtica dhe Kakavija do të jetë për një periudhë afatgjatë dhe jo vetëm për zgjedhje ashtu sikundër kishte lajmëruar më herët pala fqinje.
Marrëveshja mes Drejtorisë Kufitare të Shqipërisë dhe Greqisë u arrit mbrëmë pas takimit të drejtorit rajonal të kufirit në Gjirokastër, Admir Abrija me drejtorin e kufirit të Janinës dhe drejtorin e kufirit të Epirit.
Mësohet se në takim është diskutuar edhe shtimi i sporteleve nga pala greke për ditën e zgjedhjeve.
Ndërsa që pika e e tretë e diskutimit, ishin dhe operacionet e përbashkëta policore.